Kreu i BFI-së takoi Ambasadorin e Polonisë në Shkup

08.03.2016 – Shkup, kryetarit i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi priti në takim Ambasadorin e Polonisë z. Jacek Multanowski.
Në një takim të ngrohtë miqësor, Ambasadorit Multanowski në mënyrë të hollësishme u informua nga Efendi Rexhepi për BFI-në si Institucion i vetëm fetar islam në vend, pastaj për organet e saj, institucionet edukativo arsimore si Medreseja Isa Beu dhe Fakultetit i Shkencave Islame. Po ashtu, Kryetari i BFI-së foli edhe për formën dhe organizimin e BFI-së. Gjithashtu u fol edhe për sfidat me të cilat përballet BFI dhe arritjet e deritanishme në sferën e organizimit të jetës fetare dhe të realizimit të të drejtave të popullatës myslimane në vend. Efendi Rexhepi vuri në spikamë pozitën juridike dhe shoqërore të bashkësive fetare në Maqedoni.
Nga ana tjetër, Ambasadori Multanowski shprehu kënaqësinë e tij për mikpritjen dhe prezantimin që i bëri Reisul Ulemaja dhe shprehu gatishmëri për një bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen mes Ambasadës së Polonisë dhe Bashkësisë Fetare Islame në RM.

po poloni

Comments are closed.