Kryetari i BFI-së priti në takim ambasadorin holandez
Shkup, 07 dhjetor –Kryetari i BFI-se H. Sulejman ef. Rexhepi priti në takim Ambasadorin e Holandës z. Wouter Plomp , të cilit, që në fillim i foli mbi Institucionin e BFI-së, mbi mënyrën e funksionimit të këtij Institucioni të vetëm fetar islam në vend, për rezultatet e arrtiura, veçanërisht në sferën e arsimimit dhe edukimit fetar, falë mektebeve tradicionale, Shkollës së Mesme “Medresesë Isa Beu” dhe falë Fakultetit të Shkencave Islame. Në këtë segmen, efendi Rexhepi foli edhe mbi planet e BFI-së në të ardhshmen në funksion të zhvillimit dhe avansimit të jetës fetare islame në vend.
Gjithashtu efendi Rexhepi u ndal edhe në sfidat që i ka institucioni i BFI-së si dhe në konfliktet permanente që tash e sa kohë BFI është duke i zhvilluar me institucionet shtetërore të cilët favorizojnë KOM-in, ndërsa gjithmon i bëjnë pengesë BFI-së në arritjen e qëllimeve të saja. Sulejman ef. Rexhepi u ndal në problemet që hasë BFI me organet e shtetit, sidomos në sferën e decionalizimit të pronës. Ambasadori, ngeli i kënaqur nga ky prezantim i gjërë që i bëri kreu i BFI dhe shprehi gatishmëri që Ambasada e Holandës të japë kontributin e vet në tejkalimin e problemeve me të cilat përballet BFI-ja.
Comments are closed.