Prtishtinë

Promovohet “ Ligjërime për fenë dhe atdheun”

Kohë më parë, Bashkësia Islame e Kosovës botoi dy vëllime të publikimeve të Myftiut Naim ef. Tërnava, të cilat përfshijnë periudhën më se një dekadëshe të aktiviteteve publike e intelektuale të Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës. Vëllimet botohen nën titullin “LIGJERIME PËR FENË DHE ATDHEUN”.

Me këtë rast BIK-u këto ditë organizoi promovimin e kësaj vepre me ç’rtast morën pjesë përfaqësues të të tri bashkësive tona fetare islame, nga komunitetet e tjera, por edhe intelektualë e përfaqësues të ndryshëm nga jeta shoqërore e politike.

Nga BFI e RM në këtë eveniment prezantuan sekretari i përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi, muftiu i Tetotës, dr. Qani ef. Nesimi, muftiu i Gostivarit hafiz Shaqir ef. Fetahu, muftiu i Struges mr. Salim ef. Sulejman dhe ish muftiu i Tretoves Alifikri ef. Esati. Efendi Fetahu para të pranishmëve e përcolli fjalën përshëndetëse të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, këtë botim, veç të tjerash e vlerësoi si arkivë të gjallë të mendimit intelektual dhe fetar të prijësit të ulemasë në Kosovë.

“Derisa gjithë këtë kohë, po mburreshim nga vlerësimet botërore për traditën tonë kombëtare në ruajtjen e vlerave të paçmueshme të trekonfesionalitetit tonë, edhe atë pikërisht falë angazhimit të shumicës dërmuese të shqiptarëve që i përkasin besimit islam, sakaq bëhemi temë diskutimi edhe për dukuri që dalin përtej këtyre vlerave për të cilat bota na e ka lakminë. “Pranvera arabe” shkaktoi një sërë dukurish johumane në të cilat, fatkeqësisht, u përfshinë edhe individë shqiptarë. Tmerret që pasuan më vonë dhe që po vazhdojnë akoma, edhe në këto çaste, hapën shtigjet e përfoljes dhe të shpifjes kundër fesë islame. Nisën e i përfshinë në fjalorin e komunikimit të përditshëm terma si “radikalizmi islam”, “terrorizmi islamik”, “xhihadi terrorist” etj. etj. Dhe, krejt kjo pastaj, këtu në rajon, shqiptarët i vuri nën llupë për të hetur nëse shqiptarët angazhohen për ndonjëfarë islami politik apo për islam të dhunshëm! Natyrish, kësaj propagande në rajon më së shumti i fryu politika zyrtare serbe, e cila edhe më tej mundohet të shpif mbi shqiptarët dhe islamin, përgjithësisht.

Islam do të thotë paqe dhe për këtë konstatim në rajon më së shumti kanë punuar shqiptarët, jo vetëm në ruajtjen dhe kultivimin e trekonfesionalitetit tonë por edhe në zhvillimin e një lufte për çlirim kombëtar, për të drejta kombëtare, pa i rrezikuar në asnjë moment asnjë nga vlerat e shenjta të cilësdo fe. Luftë e drejtë është edhe ajo që zhvillohet për ruajtjen e pastërtisë së fesë islame dhe të kultivimit të saj burimor edhe në kohëra lufte për liri dhe çlirim. Këtë peshë gjithësesi që ju takon ta bartin shtresat teologjike.

Mëse një dekade rresht, pa pushuar, im vëlla, Naim efendi Tërnava, ka ngritur zërin, herë në shenjë të revoltës, herë për të dëgjuar kujdestarët antiislamë, herë për të vënë theksin mbi një të vërtetë të pamohueshme, të shenjtë, e herë për të sqaruar gjëra kur për këtë ka pasur nevojë myslimani ynë. Shkrimet e tij, kumtesat, referatet, analizat, komentet e intervistat të publikuara nëpër shumë media të vendit dhe jashtë, dëshmojnë për një lidership shembullor i cili përkujdeset për fenë, për kombin e vet por edhe për ngjizjen e kësaj simbioze në amën e defincionit më se të saktë “pa atdhe nuk ka fe” dhe, anasjelltas. Në të gjitha paraqitjet e ekselencës së tij, Myftiut të respektuar, efendi Tërnavës, vërehet një përpjekje sa intelektuale,  defincionit më se të saktë “pa atdhe nuk ka fe” dhe, anasjelltas. Në të gjitha paraqitjet e ekselencës së tij, Myftiut të respektuar, efendi Tërnavës, vërehet një përpjekje sa intelektuale, akademike, aq edhe mbinjerëzore për nënvizimin e vlerave të larta të islamit që janë në korelacion të plotë me traditat dhe vlerat e larta kulturore e kombëtare të shqiptarëve myslimanë.

Shqiptari mysliman, i pastër kombëtarisht e i çiltër fetarisht, është pararojë e sigurisë, paqes dhe mbarësisë së atdheut, pra, është vlera e pakontestueshme e civilizimit perëndimor – ky

është mesazhi kryesor dhe numëruesi i përbashkët i të gjitha llojeve të publikimeve të vëllait tim, Naim ef. Tërnavës.

Të jeshë prijës dhe organizues i jetës fetare do të thotë të mbashë edhe llogari për pjesëtarët e fesë respektive. Këtë brengë, në mënyrë shumë të përshpirshme e ka shprehur autori i vëllimeve që po i promovojmë sot.

Nuk mundem të mos i përshendes dhe të mos i falënderoj nga zemra të gjithë ata që janë angazhuar në tubimin dhe në sistemimin e materialeve të publikuara në dy vëllime, mbi një mijë faqe, nën titullin “LIGJËRIME PËR FENË E ATDHEUN”. Me këtë angazhim ata veçsa kanë arkivuar një punë madheshtore të prijësit të tyre fetar i cili, nuk ka qenë asgjë tjetër përveçse bashkërendues i veprimeve unike të të gjithëve në të mirë të atdheut, të fesë, të shqiptarisë.

Me shpresë që një ditë të afërm këta dy vëllaime do të përkthehen edhe në gjuhë të ndryshme botërore, sepse, ja që druaj se, bota akoma nuk e ka kuptuar çiltërsinë e shqitarëve në besimet e tyre, më lejoni që për fund t’i uroj tim vëlla, Naim ef. Tërnavës, shëndet dhe suksese të mëtejme.

Urime nga zemra për këtë vepër kolosale, Myfti efendi.”, ka thënë në fund të fjalës së vet përshëndetëse, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi.bik bik1 bik2

Comments are closed.