REISUL ULEMA INAUGUROI QENDRËN KULTURORE SHQIPTARE ISLAME NË TËRNICË – AUSTRI – NË MESIN E BASHKATDHETARËVE
Më 16.09.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hafiz Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Dr. Selver ef Xhemaili- Drejtor për Diasporë, Dr. Islam ef. Islami – Drejtori SHMI “Medreseja Isa Beu” dhe H. Sabahudin ef. Zendeli – Mufti i Gostivarit morën pjesë në inaugrurimin e Qendrës kulturore shqiptare islame në Tërnicë të Austrisë.
Në një organizimi të mrekullueshëm nga Kryesia e Qendrës në krye me Kryetarin Z. Xhemajl Sadikun, ish kryetarit Prof Shukri Demiri, Imami i Qendrës H. Muhamedxhemil Hoxha dhe antarët e Qendrës si dhe pjesmarrja masovike besimtarëve, u formua një ambijent impozant ku shihej kënaqësi në fytyrat e të gjithëve.
Pjesmarrja e personaliteteve të njohura si Reisul Ulema me bashkpuntorët e tij nga BFI e RMV, Keyetarit të Bashkësisë islame të Austrisë Mr Ymit Vural, Kryetarit i ALKIG- ut, Kryetari i Komunës Z. Ruppert Dvurak, përfaqësues të Kishës katolike dhe Evangjeliste, Kryetarë dhe imamë të Qendarve tê ndryshme islame në Austri, dhe besimtarë të shumtë vërtetë i dha një pamje dhe përmbajtje të thellë dhe të bukur manifestimit.
Fjalimet nga Reisul Ulema dhe të tjerëve ishin në shërbim të rëndësisë, dobisë, paqës, tolerancës së kësaj Qendre që edhe njiherë dëshmoi për konstrukrivitetit, mençurinë dhe bashkjetesën në këtë qyetet dhe mbarë Austrinë.
Reisul Ulema pati një takim edhe me Kryetarin e BFI të Austrisë Z. Ymit Vural dhe Kryetarin ALKIG-ut të Austrisë, ku u bisedua rreth organizimit të jetës fetare islame në Austri dhe më gjërë.
Reisul Ulema shprehi mirënjohjet e tij për punën e madhe të Qendrës në Tërnicë dhe shprehi gatishmëri të jetë në shërbim të kërkesave të besimtarëve tanë.
Në të njejtën kohë shprehi falënderimet Kryetaeit të BFI të Austrisë Mr Ymit Vullar, për organizimin e jetës fetare islam të gjithë muslimanëve dhe sukseset e arritura, si dhe Z. Vahidin Belulit, Kryetarit të ALKIG- ut për punën dhe ajtivitetet e tij në organizimin e jetës fetare me Qendrat islame shqiptare.
Prev Post
Comments are closed.