REISUL ULEMAJA MORI PJESË NË CEREMONINË E DITËS SË BASHKIMIT TË GJERMANISË

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetani mori pjesë në ceremoninë e ditës së Bashkimit të Gjermanisë në ambientet e Ambasadës Gjermane, me çrast Ambasadores së Gjermanisë ekselencës së saj Znj. Anke Holstejn dhe tërë popullit gjerman ia uroi ditën e bashkimit të Gjermanisë.
Reisul Ulemaja ua uroi 3 Tetorin, ditën historike të bashkimit të Gjermanisë pas rrëzimit të murit të Berlinit me çka u hap një faqe e re për njerëzimin dhe filloi rënia e sistemit komunist dhe me këtë edhe i Bashkimit Sovjetik, bartësit kryesor i monizmit ateist në Botë.
Fjalimi i ambasadores Znj. Anke Holstejn ishte mbresëlënës duke e cilësuar këtë ditë si ngjarje historike si ditë e lirisë së kombeve dhe njerëzimit.
Kryetari i BFI të RMV iu përgjigj ftesës me qëllim të respektit ndaj kësaj dite, kombit gjerman, miqësisë dhe marrëdhënieve të mira e me ambasadën gjermane.
URIME DITA E BASHKIMIT GJERMAN

Comments are closed.