Të hënën më 03.10.2022 Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në Solemnitetin e fillimit të vitit të ri akademik 2022/23. Ishte një ditë gëzimi për të gjithë BFI e RMV dhe strukturave tjera të saj. Prezent në këtë solemnitet ishin drejtori i SHM “Medrseja Isa Beu” Shkup, Prof. Ibrahim ef Idrizi, Muftitë e Muftinive: Prof Dr. Qani ef Nesimi, H. Sabahudin ef Zendeli, H. Qamili ef Rushiti, Mr Salim ef. Sulejmani, H. Hamiit ef. Rasimi, stafi akademik, dhe shumë studenë të këtij institucioni.
Fjalën hyrëse e mbajti Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Shaban Sulejmani duke përshëndetur të pranishmit dhe duke uruar vitin e ri akademik dhe njiherit dha porositë e tij dedikuar stafit akademik dhe studentëve në përgjithësi.
Në fjalën e tij, Reisul Ulemaja përshëndeti të pranishmit dhe u uroi vitin e ri akademik duke ju sugjeruar së në kohën në të cilën jetojmë kërkohet përkushtim i plotë dhe preciziteti në zhvillimin e procesit akademik, mbathje dhe absorbim të njohurive shkencorë që i parashef statuti dhe perforcimi i vlerave të metodologjisë së punës dhe strategjisë në veprim.
Më pasj, u ndanë indeksat studentēve të rinj tē FSHI të cilëve iu dëshirua suksese në studime.
URIME FILLIMI I VITIT TË RI AKADEMIK 2022/23 DHE ZOTI E BEKOFT KËTË INSTITUCION TË LARTË SHKENCOR.
Comments are closed.