Në SHMI “Medreseja Isa Beu” sot u bë ndarja solemne e diplomave të maturantëve të kësaj medreseje dhe paraleleve të saj të shtrira në disa qytete tjera.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë kreu i BFI-së, Reis Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i përgjithshëm i BFI-së, h.Afrim.ef.Tahiri, drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim Idrizi, myfti të myftinive të BFI-së, Dekani i FSHI-së, dr. Fahrudin Ebibi, profesorë, familjarë dhe nxënës. Drejtori i SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup, Ibrahim Idrizi deklaroi se SHMI “Medreseja Isa Beu” është vatër e dijes, arsimit, prespektivës. Ai shprehu mirënjohje për suksesin e arritur të medresantëve të shkollës qendër dhe të të gjitha paraleleve të shtrira në vend. “ Krenaria e njeriut llogaritet me të arriturat e tij në jetë. Kjo është një ditë e veçantë dhe e madhe për BFI dhe Drejtorin është një e arritur e madhe dhe një sukses i madh. Sot kur po ndajmë këto diploma për diturin e marrë dhe që vërteton përgatitjen tuaj dhe pjekurin tuaj, njëkohësisht ndjëjmë një krenari të posaçme se ju nuk jeni të aftësuar të ndërtoni gjëra, por ju jeni të përgatitur edhe për diçka më madhore, do të drejtoni shpirtërat e njerëzve.” Në fund falënderoi Reis Ulemanë për kontributin e dhënë në mbarvajtjen dhe funksionimin e kësaj vatre të edukimit dhe arsimimit, si dhe kontributin e besimtarëve mysliman në vend dhe diasporë për përkrahjen e kultivimit të vlerave islame në Maqedoni. Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi theksoi se: “ Të gjithë ata që diplomojnë pranë këtij institucioni do të jenë bartëse edukatës Islam eta mbjellin tek populli jonë tek ummeti jonë, dhe ti stimulojn ëbesimtarët tonë ta duan arsimin dhe ta përkrahin dijen. Vetëm të dijshëm dhe vetëm me moral mund të hecim përpara dhe ta trasojmë rrugën tonë. Kur të bëhet shumica e popullit tonë i edukuar nuk ka forcë që na pengon, ska bariera, të gjitha barierat shkatrohen. Kam shpresë dhe dëshir se nga këto 200 të diplomuar dhe që sot do tiu shpërndajmë do të jenë ushtarët e mbrojtës të fesë dhe vatanit. Në shërbim të vlerave kombëtare dhe fetare, në shërbim të këto dy vleravepa këto asnjë popull nuk ka peshë. Një popull i pa fe dhe i pa komb është popull artificial, mundohet të bëhet i natyrshëm, për fat të keq bota nuk e pranon. N e nuk kemi këtë munges jemi mee FE dhe atë i takojmë Islamit: “Kush do që kërkon fe tjetër përveç Islamit, ajo i refuzohet nga Allahu dhe në ditën e gjykimit do të jetë prej atyre që do të përjetojnë humbje”. Ne duhet t’i përkujtojmë shpirtërat e baballarëve dhe stërgjyshërve , a njëherit jemi popull me identitet dhe vlera, bota na njef dhe askush nuk na konteston ”. Në fund Reis Ulema ua shpërndau diplomat të gjithë nxënësve të Medresesë Isa Beu dhe paraleleve të saj si dhe u shpallën nxënësit e gjeneratës.
Comments are closed.