“ Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar…Në atë (natë) zgjidhet çdo
çështje në mënyrë të prerë.” (Ed-Duhanë,3-4)
Të nderuar besimtarë, Bashkësia Fetare Islame e R.M ju informon se sonte më
23.06.2013 gjegjësisht më 14/15 Shaban, është nata e bekuar e Beratit.Lejletul Berat sipas Ulemave Islam është natë kur Kur’ani fisnik ka zbritur në formë të plotë në qiellin e dynjasë, të bazuar në fjalën Hyjnore të Allahut Fuqiplotë: “ Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. “ (Ed- Duhanë, 3-4)
Ndërsa, në natën e Kadrit ka filluar t’i shpallet Pejgamberit a.s. nga qielli i dunjasë gradualisht n’bazë të nevojës.
Nata e bekuar e Beratit është nata kur me dijen dhe gjykimin e All-llahut xh.sh. përcaktohen të gjitha çështjet për tërë vitin e ardhshëm!
BFI i përgëzon të gjithëve besimtarët në vend, diasporë dhe mbarë shoqërinë myslimane për këtë natë të bekuar! Duke e lutur Allahun e
Lartësuar që të gjitha lutjet që i bëni për kënaqësi të Tij, tu pranohen.
Për hajr nata e bekuar e Beratit!
Reis ul-Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi
Comments are closed.