Reisul Ulemaja priti profesorët e shquar nga Austria
Të mërkurën më 18.08.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, priti në selinë e Rijasetit të BFI, Prof. Dr. Zekirija Sejdinin dhe H. Rushan ef. Bajramin, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri.
Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, Reisul Ulemaja i njoftoi profesorët e njhur me aktivitet e Bashkësisë Fetare Islame në RMV, organizimin e brendshëm të institucionit dhe organizimin e jetës fetare, si dhe me projektet e planifikuara për të ardhmen. Ata gjithashtu biseduan rreth organizimit të jetës fetare edhe në diasporë tonë dhe këmbyen mendime e eksperienca në këtë drejtim, ku Reisul Ulemaja vlerësoi lartë punën e palodhshme të mysafirëve dhe aktivitetin e kontributin e tyre në organizimin e jetës fetare në Austri, me ç’rast u ndau mirënjohje dhe disa botime të BFI, ndërsa mysafirët nga ana e tyre i dhuruan Reisul Ulemasë një dhuratë simbolike.
Mysafirët nga ana e tyre e falënderuan Reisul Ulemanë për tërë ndihmën që ai ua jep imamëve dhe punonjësve fetar në diasporë, e sidoemos në Austri.
Comments are closed.