Ne vërtetë të dhamë ty shumë të mira, andaj ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd. E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farë sosur. (El-Kevther 1-3)
Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e ardhjes së festës së Kurban Bajramit, tanimë tradicionalisht organizon grumbullimin e Kurbanave, për nevojat e internatit të Medresesë Isa Beu në Shkup.
Të gjithë të interesuarit, pagesën e Kurbanit mund ta bëjnë nëpër myftinitë e Bashkësisë Fetare Islame si dhe në Medresenë Isa Beu, kurse ata që jetojnë në shtetet Perëndimore, pagesën mund ta bëjnë nëpër qendrat tona islame.
Gjithashtu pagesa mund të bëhet edhe online, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë.
Pra të gjithë ata që duan ta dhurojnë Kurbanin e tyre, le t’ua dhurojnë nxënësve të Medresesë.
Mishi që do ti tejkalon nevojat e internatit, do tu shpërndahet skamnorëve
Me prerjen e kurbanit, keni kryer obligimin tuaj fetar dhe keni kontribuar në ngritjen e dijes islame.
Bashkësia Fetare Islame, respektivisht nxënësit e Medresesë ju falënderojnë duke e lutur Allahun Fuqiplotë që tua pranon Kurbanët dhe tju shpërbleje me shpërblimet e tij të pakufishme.
Comments are closed.