[:al]13 kompanite që implementuan hallall standardin, u subvencionuan nga Ministria e Ekonomisë[:]

[:al]Edhe 13 kompani të tjera në vend sot u pajisën me certifikatën “Hallall” nga Agjencia për Hallall Standarde ndërsa nga Ministria e Ekonomisë morën vendim për subvencionim të bizneseve të tyre në vlerë të përgjithshme prej 2.2 milionë denarë. Sipas drejtorit të Agjencisë për Hallall Standard, Muamer Veseli ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke përkujtuar se kjo është radha e pestë që subvencionohen kompanitë me standardin “Hallall”.
Në vitin 2017 kanë qenë 13 kompani të cilat kanë implemntuar sistemin Hallall dhe që të gjitha 17 kompanitë janë subvencionuar nga Ministria e Ekonomisë. Vitin e ardhshëm presim që këto subvencione do të rriten ndërsa nga Agjencia për standarde Hallall nga Bashkësia Fetare Islame do të kemi risi të cilat do të organizojmë bashkërisht me Ministrinë e Ekonomisë- tha Muamer Veseli, Agjencia për Hallall Standard.
Ndërkohë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se Qeveria Republikës së Maqedonisë dhe diaksteri që ai drejton edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të kontribuojnë për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Ekonomisë do të vazhdojnë të mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme edhe vitin e ardhshëm kështu që unë do të ndajë me ju informacionin se në propozim buxhetin për vitin 2018 për programin mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë planifikuar mbi 38 milionë denarë që do të thotë se buxheti për këtë program është rritur me 60 % krahasuar me vitin paraprak- deklaroi ministëri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ministria e Ekonomisë vendimet për pagesën e subvencioneve I ndau në kuadër të Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrës për vitin 2017.
[maxgallery id=”8072″]

[:]

Comments are closed.