100 Vjetori në Vlorë dhe Tiranë

Bashkësia Fetare Islame në krye me Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe Sekretarin e Përgjithshëm h. Afrim ef. Tahiri, është bërë pjesë e aktiviteteve të zhvilluara në Vlorë dhe Tiranë në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.
shqipri1
Aktivitetet qendrore kanë filluar dje pasdite në Vlorë, ndërsa kanë përfunduar sonte, më 28 nëntor, me një organizim spektakolar në Tiranë.
shqipri2
Rrugët e vërshuara nga mijëra shqiptarë dhe organizimet e shumta dhe të llojllojshme që kanë shënuar këtë ditë historike në Vlorë dhe në kryeqytetin shqiptar janë të papara deri më tani.
shqipri3
Në Vlorë dhe Tiranë u bënë bashkë krerët politikë, fetarë, figura të shquara të popullit shqiptar, akademikë, personalitete të ndryshme dhe shumë miq të popullit shqiptar nga rajoni dhe bota.

Comments are closed.