Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Xhamia El-Hidaje shënoi 26 vjetorin e themelimit të saj[:]

[:al]Përgjatë ditëve 23-25. 02. 2018, Bashkësia Islame „El-Hidaje“ në hapësirat e veta shënoi Përvjetorin e xhamisë, respektivisht 26 vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë përvjetor ishin paraparë sërë aktivitetesh, ndër të cilët edhe aksion me zbritje të çmimit të librave që gjenden në Librarinë e xhamisë. “Ideja e kësaj është që xhemati të nxitet për t’u furnizuar me libra, por njëkohësisht të promovohet edhe rëndësia e dijes dhe shprehisë se leximit”, u shpreh imami i xhamisë, hfz. Mehas Alija, gjatë fjalimit të tij në hutben e xhumasë.  Një aktivitet të tillë xhemati e mirëpriti shumë mirë dhe në mënyrë masovike iu përgjigjën thirrjes që të blejnë libra.

Në mbrëmjen e ditës së xhuma u mbajt Tribuna fetare kushtuar “Ditës së xhamisë”, ditë kjo, të cilën imami i xhamisë, e quajti edhe si “dita e falënderimit”. Në këtë mbrëmje, fillimisht, u këndua sureja e Jasinit, që iu kushtua merhumëve të xhamisë, ndërkohë që pati edhe ilahi, ligjërata dhe prezantime të tjera.

Mbrëmjen e begatuan hoxhallarë dhe kryesi të xhamive përreth, më ç’rast prezent ishte sekretari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Enes ef. Koshi, i cili, përveç urimit të tij në emër të Unionit, foli edhe rreth vlerës së xhamisë. Po ashtu, fjalë rasti pati edhe Fatmir Azemi, imam në xhaminë e Degersheimit, ndërsa imami i xhamisë së Rorschahut, Burim ef. Sherifi interpretoi dy ilahi të bukura, me të cilat dha një ndjesi të këndshme dhe gëzimi te pjesëmarrësit. Me një tjetër ilahi të bukur, u paraqit edhe kryetari i xhamisë së Rebsteinit, Fatmir Iljazi.

Në këtë mbrëmje, pos ilahive, pati edhe interpretime nga eposi ynë kulturor i këngëve patriotike, të kënduar nga mjeshtri i Brezës së Shkupit, Zylfi Kurtishi.

Në fund, pjesëmarrësit patën mundësi që të shijojnë edhe nga ushqimet tona, ëmbëlsira tradicionale të përgatitur nga vetë xhemati i xhamisë El-Hidaje.

Aktiviteti për të shënuar përvjetorin e xhamisë vazhdoi edhe ditën e diel, më 25 shkurt 2018, ku u mbajt një takim me të rinjtë e xhamisë, me ç’rast mbas faljes së namazit të akshamit, u paraqit ligjërata e veçantë “Xhenneti nga pikëpamja e mësimit islam”, të cilën me shumëqartësi dhe kompetencë e mbajti hoxha i nderuar nga Kreuzlingeni, imami i xhamisë “Hëna e re”, Mr. Rejhan ef. Neziri. Vlen të përmendet që ligjërata u zhvillua në gjuhën gjermane, pasi në mesin e pjesëmarrësve pati edhe zviceranë.

Në fund, kryetari i xhamisë, Ejup Emini, falënderoi pjesëmarrësit, aktivistët, si dhe mysafirët për ndihmën dhe prezencën e tyre në shënimin e përvjetorit të xhamisë, gjegjësisht 26 vjetorit të saj.

[maxgallery id=”8499″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni