Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Urim: Po fillon një epokë e re[:]

[:al]Me rastin e vendimit historik të cilin e solli Kuvendi i Maqedonisë lidhur me ndryshimet kushtetuese të cilat i parasheh Marrëveshja e Prespës, shpreh kënaqësinë dhe gëzimin tim personal dhe të Bashkësisë Islame të Maqedonisë në përgjithësi. Urimet e mia të përzemërta për të gjithë njerëzit e Maqedonisë.
Konsideroj se ky akt paraqet fillimin e një epoke të re në jetën e të gjithë qytetarëve të Republikës të Maqedonisë të Veriut. Qëndrimi i guximshëm dhe konstruktiv i Kryeministrit, si edhe i shumicës së deputetëve të cilët me votat e tyre dëshmuan orientimin euroatlantik, paraqet fundin e bredhjeve të politikës e cila vite me radhë veproi kundër interesit të popullit dhe të perspektivës së tijë.
Përfundimisht, prej sot hapen dyertë e Aleancës Euroatlantike dhe të BE, gjë e cila ishte synimi madhor i popullit tonë dhe përfaqësuesve politikë të tijë të cilët i qëndruan besnik oreintimeve tona kombëtare.
Allahu xh.sh. na ndihmoftë të gjithëve që sa më me sukses të realizojmë përcaktimet dhe idealet historike të të parëve tanë dhe të gjeneratave të sotme që janë të vetëdijshme se pa komb e pa fe nuk mundë të ketë atdhe e perspektivë.

Reisul Ulema i BFI

h. Sulejman ef. Rexhepi

[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni