Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]U përurua njëra nga xhamitë më të bukura në vend[:]

[:al]Ditë më parë, (11. 06. 2017 – e diel), me ceremoni të shumta fetare, në mënyrë solemne u lëshua në përdorim Xhamia Rabia në fshatin Debresh të Gostivarit.

Me këtë rast të pranishëm ishin një numër i madh xhematlinjësh anekënd vendit, por edhe strutura të larta nga jeta fetare e shoqërore në vend. Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Shaqir ef. Fetahu, në emër të këtij Organi të BFI-së si dhe të Këshillit Iniciativ, ka përshendetur prezencën e Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepin, të shoqëruar nga shumë myftinjë dhe bashkëpunëtorë, si dhe Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, kryetarët e Komunave të Gostivarit dhe Vrapçishtit, z. Nevzat Bejta dhe Bajram Kadrija, Ministrat në Qeverinë e RM, hoxhallarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment madhështor fetar. Myftiu efndi Fetahu ka nënvizuar para të pranishmëve se po përurohet njëra nga xhamitë më të bukura me të gjitha kushtet e nevojshme për adhurim dhe mësim.

Fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i cili vlerësoi se kjo xhami ka domethënie të madhe qysh nga dita e vënies së gurrthemelit e deri në hapjen solemne. Kurse fjalë përshëndetëse kishin kryetari i Këshillit Iniciativ, H. Osman Osmani, imami i Xhamisë H. Mustafë ef. Osmani, kryetarët e Komunave Nevzat Bejta dhe Bajram Kadrija si dhe kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi.

Në këtë solemnitet u bë edhe dorëzimi i aktvendimit për legalizim të xhamisë nga Komuna e Gostivarit. Me këtë rast Këshilli Iniciativ shtroi iftar për të gjithë të ftuarit.

[maxgallery id=”6485″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni