U mbajt Konferencë Ndërkombëtar kundër terrorizmit ndërkombëtar – Durrës

Durrës
U mbajt Konferencë Ndërkombëtar kundër terrorizmit ndërkombëtar
13-15 shtator – Ka përfunduar Konferenca ndërkombëtare mbi luftëtarët e huaj terroristë dhe itineraret e parregullt të emigrantëve, e cila u mbajt më 13-15 shtator në Durrës. Gjatë konferencës pati edhe trajnime për parandalimin dhe aftësimin për të reaguar në situata të ngërthyera në moton e kësaj Konference.
Konferenca u organizua nga Konsortiumi i Partnertetit për Paqe – grupi i punës kundër terrorizmit, i përbërë nga: Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë, Shërbimi Informativ i Shtetit si dhe pezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Në Konferencë kanë prezantuar dhe janë paraqitur me fjalimet e tyre, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, Donald Lu, Ambasador i SHBA-së, në Shqipëri, Robert Vilton, kryetar në detyrë i Prezencës së OSBE-së, Romana Vllahutin, kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, zonja Lindita Nikola, Ministre e Arsimit dhe Sportit si dhe shumë personlitete të tjerë nga vendi dhe nga jashtë. Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, në këtë konferencë ka deleguar Mustafa ef. Dautin, kryetarin e OH “Hilal”, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Ftare Islame në RM.
Prezenca e shumë personaliteteve si dhe diskutimet mjaft të rëndësishme të tyre i kanë dhënë peshë serioziteti dukurisë më antnjerëzore që edhe më tej kamuflohet në emër të fesë islame e që në të vërtetë është duke e njollosur jo vetëm këtë fe, por edhe anëtarët e denjë të kësaj feje, myslimanët anekënd botës. Për tre ditë rresht ka pasur shumë diskutime por edhe trajnime se si të parandalohen këto dukuri në shtetet prej nga vinin delegatët në këtë Konferencë.
I deleguari i Resul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka diskutuar mbi pjesëmarrjen e një numri të kufizuar të të rinjëve tanë nëpër vatrat e ndryshme të luftërave që po zhvillohen nën siglën e të të ashtuquajturev “luftëtarë të Stetit Islamik”. Me këtë rst efendi Dauti fuqishëm ka nënviuar faktin që në Maqedoni Bashkësia Islame ka kontroll mbi të gjitha objektet e veta të cilat mund të përdoren eventualisht si baza për indoktrinimin e të rinjëve. Nëpunësit fetar, imamët dhe ligjeruesit e ndryshëm vazhdimisht ligjërojnë dhe punojnë në drejtim të parandalimit të incidenteve, parandalimit të infiltrimit të mercenarëve të ndryshëm, të indoktrinimit nga ana e tyre. “Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, pa dyshim që është i vetmi lider fetar në rajon që me aq guxim dhe pjekuri intelektuale, me aq transparencë dhe pa kurrfarë rezerve e lufton çdo përpjekje për ta devalvuar apo edhe për ta stigmatizuar fenë islame. Përmes formave të ndryshme të shkrimeve gazetareske, përmes intervistave, analizave, persiatjeve dhe kolumnave javore, lideri ynë fetar është në përpjekje permanente për ta mbrjtur nga sulmet tendencioze fenë islame por edhe për t’i zbërthyer e zhveshur të gjitha përpjekjet që shprehen në dëm të fesë islame dhe të pjesëtarëve të kësaj feje. Fudja, tashmë krejt bota e di se, Reisul Ulema i BFI-së, është bartës i projektit më të fuqishëm të incizuar në rajon, nën titullin Stop RadTerr, e cila parandalon çdo përpjekje për radikalizëm dhe terrorizëm si dhe për përfshirjen e të rinjëve myslimanë në luftëra të huaja duke qenë të indktrinuar nga misionarë të ndryshëm dhe antiislamistë”, ka nënvizuar, veç të tjerash, Mustafa ef. Dauti, i dërguari i Kryetarit të BFI-së, në këtë Konferencë nd rkombëtare, e cila është përmbyllur me miratimin e një sërë konkluzionesh shumë të dobishme për vetë rajonin por edhe për popujt e ndryshëm të rajonit.
durs

durs1

durs2

durs3

durs4

durs5

Comments are closed.