U lëshua në përdorim Xhamia e fshatit Drugovë

U lëshua në përdorim Xhamia e fshatit Drugovë
Dje me datë 08.10.2016 në prezencë të Reisul Ulemasë, h. Sulejman ef. Rexhepi, myftiut të Kërçovës, Tetovës, Strugës dhe Manastirit, u lëshua në përdorim Xhamia e Fshatit Drugovë.
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Besim Osmanovski, Kryetar i këshillit për ndërtim të kësaj xhamie, falenderoj të gjithë kontribuesit për ndërtimin e kësaj xhamie e në veçanti falenderoi kreun e BFI së për kontributin e tij të dhënë.
Ndërsa myftiu i Kërçoves h. Murar ef. Huseini tregoi për rrjedhën e puneve rreth ndërtimit të kësaj xhamie duke potencuar se kjo xhami në këtë fshat ekziston më shumë se dy shekuj. “Lus të Madhin Zot që donatorët t’ i shpërbleje me të mirat e Tij të pakufijshme.”
Fjala kryesore ishte për Reisul Ulema h. Sulejman ef Rexhepi i cili veç tjerash nënvizoi se “xhamitë i ndërtojnë ata të cilët në zemrat e tyre kane iman të fuqishëm në Allahun. Të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e kësaj xhamie lus Zotin të jenë pjesë e hadithit të Muhammedit a.s i cili ka thënë se çdo kush që merr pjesë në ndërtimin e një xhamie shpërblim për të është pallati në xhennet dhe unl shpresoj të keni fituar këtë shpërblim”, ka thene kryetari i BFI-se, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Duane e hapjes së xhamisë e bëri myftiu i Tetovës dr. Qani Nesimi.
drugov

drugov1

drugov3

drugove2

Comments are closed.