Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]U hodh guthemeli i xhamisë së dytë në fshatin Opajë[:]

[:al]01 janar 2019. Në praninë e Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiut të Kumanovës Abedin ef. Imeri, Muftiut të Muftinisë së Tetovës Prof.dr. Qani ef Nesimi, Muftiut të Muftinisë së Kërçovës h. Murat ef Huseini, Muftiut të Muftinisë së Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Muftiut të Muftinisë së Maqedonisë Lindore dr. Nasir ef. Rexhepi, dekanit të FSHI prof.dr. Shaban Sulejmani, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi, Kryetarit të Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, hoxhallarëve nga Kumanova dhe rrethina, mysafirëve dhe banorëve të fshatit Opajë, u hodh gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së dytë në këtë fshat
Hapja e programit që u urganizua me këtë rast, u bë me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga hoxhë Eshtref ef. Ebibi, kurse fjalën përshendetëse e kishte Muftiu i Muftinisë së Kumanovës Abedin ef. Imeri i cili Kryetarit të BFI-së dhe mysafirëve prezentë në emër të Muftinisë së Kumanovës iu dëshiroi mirëseardhje më rastin e vënies së gurthemelit të Xhamisë së dytë në këtë fshat.Me fjalë përshëndetëse u paraqit edhe njëri nga anëtarët e këshillit inicues.
Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së h. Sulejman ef Rexhepi i cili foli për rolin dhe rëndësinë e xhamive në islam, duke potencuar se xhamitë janë shtëpit e Zotit në tokë dhe ato i ndërtojnë dhe i mirëmbajnë ata të cilët i bësojnë Allahut xh.sh. “U bëj thirrje të gjithë besimtarve në vend dhe në diasporë që të ndihmojnë ndërtimin e kësaj xhamie dhe të bëjmë hapjen sa më shpejt…”, tha mes tjerash efendi Rexhepi duke e lutur Zotin që dhuruesin e vëndit ku ndërtohet xhamia t’a shpërblejë me të mirat e Tijë.
Në fund të programit u lexuan disa ajete Kur’anore nga Ali ef. Iljazi kurse duanë e bëri Muftiu i Muftinisë së Tetovës Prof. Dr. Qani ef Nesimi .

[maxgallery id=”10897″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni