Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]U hodh gurthemeli i xhamisë në Sulgen të Zvicrës[:]

[:al]

Kohë më parë, në Sulgen të Zvicrës u hodh guri themeltar i Xhamisë Buhara. Lopatën e parë në themel të kësaj Shtëpie të Zotit e hodhi Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, prijësi i myslimanëve të Maqedonisë i cili përgjatë periudhës së shërbimit të tij si teolog deri më ditët e sotshme ka hedhur gurthemelin e mbi 150 xhamive anekënd qendrave të ndryshme në viset etnike dhe më gjërë në botë. Në këtë ceremoni, efendi Rexhepi shoqërohej edhe nga Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi, përgjegjësi për diasporë pranë BFI dr. Selver ef. Xhemaili si dhe nga shefi i Kabinetit Muzemil ef. Osmani. Në mesin e një numri të konsiderueshëm xhematlinjësh nga ky vend dhe nga qendrat e tjera zvicrane dhe më gjërë, prezent ishin edhe përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, nga Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës si dhe nga viset e tjera etnike. Pa dyshim, ceremonia u nderua edhe nga përfaqësues të pushtetit lokal zviceran.

Para të pranishmëve fjalë rasti mbajti Kryetari i Bashkësisë Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili vëllezërve nga diaspora iu drejtua me një fjalim joformal, me shumë këshilla e mesazhe të fuqishme që kishin të bëjnë kryesisht me ruajtjen e trungut fetar e kombëtar, me integrim në shoqërinë zvicerane por edhe me ruajtjen përjetë të mallit për vendlindje e për artdhe. Tutje, efendi Rexhepi i ka kujtuar të pranishmit për të qenurit i sinqertë në raport me ata që të ofrojnë paqe e bashkëjetesë, por edhe për të qenë syçelë përballë munafikëve, hipokritëve të cilët nuk kanë rol tjetër përveçse të përçajnë dhe ta deziorientojnë kombin tonë por edhe shoqërinë myslimane në përgjithësi.

Duke e filluar fjalimin e vet me apel që të gjitha shoqatat fetare islame në Zvicër të bashkohen nën ombrellën e Unionit të Qendrave Islame në Zvicër, duke nënvizuar se ky Union u themelua pikërisht për ta ruajtur unitetin e shqiptarëve myslimanë si dhe për të ushtruar një ndikim për të mirën e përgjithshme. “Sado tëjetë i fuqishëm një imam, i urtë, i mençur e i zoti, nëse nuk e ka xhematin me vete, brenda xhamisë ku shërben, e ka të kotë angazhimin e vet në këtë drejtim. Shtëpitë e Zotit janë tempuj që thërrasin në unitet, që e ruajnë unitetin e një xhemati, të një populli. Vetëm në unitet ne mund të jemi më të fortë dhe të përballemi me çfarëdo lloj sfide që përpiqet të na dëmtojë si komb. Në parimet e Sheriatit Islam ka një rregull: aty ku është shumica aty sillet vendimi! Nëpër xhamitë tona gjithkund, pra edhe në diasporë, predikohet islami human, islami i tolerancës, islami i paqes, ju këtu e luftoni çdo gjë të egër dhe të shëmtuar për islamin! Pra, dhuna, esktremizmi e radikalizmi gjithmonë kanë qenë dukuri të huaja, që nuk i përkasin as natyrës së islamit por as natyrës së shqiptarit dhe, përgjithësisht, myslimanëve. Të gjitha këto dukuri të këqia, shumë më lehtë e kemi t’i luftojmë kur jemi unikë, kur ju këtu do të jeni nën ombrellën e Unionit që personifikon harmoninë dhe bashkimin tuaj. Ne nëse nuk jemi tolerantë, nëse nuk jemi për bashkëjetesë, nëse nuk jemi për solidarizim e ndihmë ndërnjerëzore, atëherë nuk jemi myslimanë! Shqiptarët në Zvicër, që kur janë dyndur të parët tanë në këtë shtet e deri më sot, gjithnjë kanë hasur në mirëkuptim prandaj, përjetësisht duhet të jemi falënderues si ndaj shoqërisë zvicerane ashtu edhe ndaj Shtetit të Zvicrës, i cili me kulturën e vet demokratike gjithmonë ka qenë i barabart për të gjithë qytetarët e vet, si në sferën politike ashtu edhe në atë fetare. Ky shtet kurrë nuk flet për vetëveten, nuk mburret, por, me demokracinë e vet që ua servirë qytetarëve, me sjelljen e vet ndaj nesh, ja pra, na detyron që ne të flasim fjalë miradie për këtë shtet dhe, kjo është forca e këtij shteti demokratik të cilin në çdo hap tonin duhet ta falënderojmë për gjithçka që ka bërë për ne si shqiptarë dhe si myslimanë. Nuk duhet të harrojmë vlerat tona si popull tolerant, që e kultivojmë tolerancën dhe bashkëjetesën tonë ndërfetare, pra, askënd kurrë nuk e dëmtojmë, askujt të keqen nuk ia mendojmë, por ama, jemi edhe një popull që gjithashtu nuk e durojmë diskriminimin, keqtrajtimin dhe manipulimin. Prandaj, me vlerat tona që i kemi, të dashur bashkatdhetarë, ju ftoj që të integrohemi fuqishëm në shoqërinë zvicerane. Këtë nuk duhet ta kuptojmë si reflektim që vie për shkak të ligjeve e rregullave zvicerane, por, le ta kuptojmë si normë islame, e cila e preferon integrimin! Ju lutem, nuk dua që ju të gaboni dhe integrimin ta kuptoni si asimilim! Unë ju ftoj fuqishëm në integrim por, asimilimi i asnjërit nga ju nuk do të më bënte të lumtur! Unë një jetë të tërë e kalova nëpër botë por, kurrë nuk kam lejuar që të më njollosë asimilimi. Ja, jam krenar që jam shqiptar, jam krenar që jam mysliman. Ky është vullnet i Zotit dhe, kushdo që i kundërvihet këtij vullneti do me thënë që ka problem me Krijuesin e Gjithësisë. Ne, jemi popull shumë paqedashës dhe tepër të gatshëm për bashkëjetesë! Fatmirësisht, këtë vlerë na e ka kuptuar Zvicra, tërë Europa, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj edhe mbarë Perëndimi janë me ne, na ndihmojnë dhe na përkrahin në aspiratat tona njerëzore. Më lejoni të nënvizoj faktin se, këtë përkrahje të Perëndimit e kemi edhe në suksesin që duhet ta arrijmë më 30 shtator, në Referendum. Prandaj, vëllezër të dashur, më lejoni që edhe një herë, t’ju ftoj që t’i përgjigjeni me Po këtij Referendumi, sepse do të jetë dita jonë historike, që do të jetë, mbi të gjitha në të mirën tonë si shqiptarë dhe si përkatës të fesë islame”, ka thënë veç të tjerash Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e hudhjes së gurit themeltar të Xhamisë Buhara në Sulgen të Zvicrës.

[maxgallery id=”9864″]

[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni