[:al]U hodh guri themeltar i Xhamisë së Vjetër në Kopanicë të Tetovë[:]

[:al]Tetovë, 24 shtator – Në fshatin Kopanicë të Komunës së Jegunovces është vendosur gurthemeli për rindërtimin e Xhamisë së Vjetër, e cila do të ndërtohet me mjetet e bashkëfshatareve.

Në këtë manifestim morën pjesë Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RM H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtorë e tij, Myftiu i Gostivarit hfz. Shaqiref. Fetahu, Myftiu i Kërçovës H. Muratef. Huseini, Myftiu i Shtipit Mr. Nasiref. Rexhepi, drejtori për diasporë pranë BFI-së Dr. Selveref. Xhemaili, Koordinator i Medresesë, paralelja e vajzave në Tetovë, Beqiref. Memeti, ish-Myftiu i Tetovës Alifekrief. Esati, ish-kryetar i Kuvendit të BFI-së, Hakief. Agushi, imami i Xhamisë Besart ef. Jonuzi, këshilli inicues i Xhamisë së re, hoxhallarë të fshatrave përreth, mysafir si dhe një numër bukur i madh i xhematit të fsh. Kopanicë

Me këtë rast, të pranishmit u përshëndetën nga imami i xhamisë dhe Myftiu i Tetovës. Ndërkaq fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejmanef. Rexhepi. Që në fillim të fjalimit të tij ai tha se vetë prezenca e hoxhallarëve dhe xhematit tregon se sa rëndësi ka ndërtimi i xhamive në vendin tonë. Më pas ai foli për rëndësinë e xhamisë dhe tha se xhamitë ndërtohen që të adhurohet vetëm Allahu xh.sh. duke e argumentuar me ajetin: “Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (Xhin, 18).

Duan e këtij manifestimi e bëri Myftiu i Gostivarit hfz. Shaqiref. Fetahu.

Pas gurthemelit këshilli i xhamisë kishte përgatitur një koktej për të gjithë të pranishmit
[maxgallery id=”9911″][:]

Comments are closed.