Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

U hodh guri themeltar i Xhamisë në Arnaqi të Epërme

[:al]Më 14.03.2019 (e enjte) në fshatin Arnaqi e Epërme (Shkup) u bë hedhja e gurit themeltar për rindërtimin e xhamisë.  

Në prani të kreut më të lartë të BFIM-së,  Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiut të Myftinisë së BFIM-Shkup mr. Qenan ef. Ismaili, myftilerëve të myftinive  të Gostivarit dhe të Tetovës, Kryetarit të Kuvendit të BFI-së Fadil ef. Ramadani, Kryetarit të Komunës Saraj z. Blerim Bexheti,  si dhe të një numri të madh të hoxhallarëve dhe të xhematëve, startoi ndërtimi i kësaj shtëpie të Zotit. 

Programi filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga referenti Sali ef. Bislimi. Fjala përshëndetëse i takoi nikoqirit të organizimit të këtij programi,  mr. Qenan ef. Ismaili.  Po ashtu,  fjalë përshëndetëse kishte edhe Kryetari i Komunës Saraj, z. Blerim Bexheti,  ndërsa fjala e rastit i takoi Kryetarit të BFIM-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Në fjalën e tij Reisi foli mbi vlerën dhe rëndësinë e xhamisë në Islam,  duke lutur Zotin që donatorët t’i shpërblejë. 

Duke marrë parasysh se kjo xhami ka pasur një histori të dhimbshme gjatë sistemit të mëhershme,  për të dhënë një rezyme rreth historikut të saj, në emër të Këshillit Iniciativ për ndërtimin e kësaj xhamie u paraqit z. Haxhbi Zendeli. 

Programi u përmbyll me duanë nga Myftiu i Myftinisë së Gostivarit,  hfz. Shaqir ef. Fetahu, dhe  krejt në fund, duke kënduar tekbiret, u hodh guri themeltar. 

Pas programit fetar, nga Këshilli i Xhamisë u organizua një drekë modeste për të gjithë të pranishmit. 

Lusim Allahun që ta shpërblejë donatorin, i cili dëshiron të ngelë anonim, dhe shpresojmë që kjo xhami të ndërtohet sa më shpejt dhe të bëhet qendër shërbimi për myslimanët. 

[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni