Tiranë: Reisi takoi kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

[:al]Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, h. Bujar Spahiu, priti në një takim, më 12 mars, 2019,  Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, h. Sulejman ef. Rexhepi bashkë me një delegacion të këtij institucioni: prof. dr. Qani Nesimi, h. Shaqir Fetahu, mr. Qenan Ismaili dhe z. Muzemil Osmani.

Kryetari i KMSH-së falënderoi për vizitën dhe vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm që luan Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut në të gjitha fushat në të cilat ushtron aktivitetin.

Kryetari i BFI të RMV bashkë me stafin e tij përcollën urimet më të mira për detyrën fisnike të kryetarit të KMSH-së, me bindjen e plotë se bashkëpunimi midis dy institucioneve do të jetë i vazhdueshëm dhe i frytshëm në të mirë të Islamit në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Kryetari Spahiu shprehu falënderimet dhe mirënjohjet e tij për urimet dhe fjalët e përzemërta. Kreu i KMSH-së e siguroi h. Sulejman ef. Rexhepin që bashkëpunimi midis dy institucioneve do të jetë i vazhdueshëm dhe do të shtrihet në shumë fusha të tjera, me qëllim forcimin e pozitës së fesë islame në mbarë rajonin.

Reisi i dorëzoi kryetarit të KMSH, z. Bujar Spahiu, emblemën e BFI-së dhe kompletin e librave të tij “Për fe dhe atdhe”.

[:]

Comments are closed.