Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

T`I NDIHMOJMË INSTITUCIONET EDUKATIVO- ARSIMORE ISLAME

[:al]Gjendemi në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ditë në të cilat besimtarët, krahas ibadeteve tjera, japin sadekatul-fitrin dhe zekatin. Destinacioni i dhënies së kontributeve fetare janë të njohura për muslimanët.

Përmes disa rreshtave dëshirojmë të përkujtojmë se dhënia e tyre në zhvillimin e arsimit dhe shkollimit islam është dhënie në destinacionin e duhur dhe me vlera të përgjithshme dhe afatgjate, respektivisht kontributet e dhënura për funkcionimin normal e Medresesë Isa Beu dhe Fakultetit të Shkencave Islame janë kontribute që jepen për dobinë dhe interesin e përgjithshëm të popullatës muslimane në vendin tonë.

Këta dy institucione janë fryt i këtyre kontributeve. Ata që kanë investuar në ndërtimin e këtyre dy institucioneve, sot, janë krenar me rezultatet dhe frytin që po e japin këta dy vatra të arsimit dhe edukimit islam në zhvillimin e jetës fetare në vendin tonë, duke shkolluar, arsimuar dhe edukuar gjeneratat e reja, të cilat me angazhimet e tyre japin kontribut të çmuar në zhvillimin e jetës fetare në këtë nënqiell dhe më gjërë.

Lidhur me këtë, një fjalë e urtë popullor thotë: “Nëse dëshiron ta ndihmosh hëpërhë dikend, jepi për të ngrënë një peshk, por nëse dëshiron ta ndihmosh përgjithmonë, atëherë mësoje si kapen peshqit.”  Pra, të investohet në edukimin dhe arsimimin e një populli, e ke ndihmuar atë përgjithmonë, e nëse investohet në ushqim, atë e ke ndihmuar për një kohë të shkurtër.

Po ashtu, duhet patur kujdes, sepse tanimë është bërë traditë që në Ramazan të aktivizohen dhe riaktivizohen shoqata, organizata dhe misionarë të brendshëm dhe të huaj, të përkatësisë islame dhe jo islame, për të grumbulluar sa më shumë mjete financiare nga të dhënat fetaro-islame siç është sadekatul-fitri dhe zeqati. Shfaqeja, ringjalleja dhe aktivizimi i asociacioneve të këilla vetëm në Ramazan, vëjnë në dyshim “misionin” e tyre proklamues. Dhe, këtu lind pyetja se për çfarë interesash punojnë dhe veprojnë “humanistët e Ramazanit”?

Gjithësesi përgjigja do të ishte për interesa të ngushta vetanake, interesa të cilat, në radhë të parë, parcializojnë dhe dëmtojnë interesin e përgjithshëm të popullatës muslimane të vendit tonë, duke dëmtuar njerëzit në nevojë si dhe duke dëmtuar burimin financiar të institucioneve arsimore islame në vendin tonë, Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame. Të rikujtojmë se këto dy institucione edukativo-arsimore u lindën si nevojë e domosdoshme e zhvillimit të jetës fetare, dhe të njëjtat në radhë të parë u ndërtuan me sadekatul-fitrin dhe zeqatin e xhemateve të vendit tonë.

Ajo që është më tragjike, në vendin tonë, kontributet fetaro-islame i grumbullojnë edhe shkollat komerciale, të cilat nuk kanë lidhje me Islamin si dhe fondacionet e jashtme. Metodat e tyre perfide, për të qenë sa më të susksesshëm në “korrjen” e sadekatul-fitrit dhe zekatit, bënë që një pjesë e këtyre kontributeve të derdhen te asociacionet e jashtme.

Pra, edhe më tej mbetët obligimi ynë i përbashkët, respektivisht obligim i popullatës islame në vendin tonë, e cila edhe i ndërtoi këta dy vatra të dijes, që t`i mirëmbajë duke i dhënë kontributet fetare siç është Zekati dhe Sadekatul-fitri në fondin e tyre, duke u mundësuar që këto dy vatra të arsimimit dhe edukimit islam të punojnë dhe të funkcionojnë në mënyrë normale.

Q. Osmani

[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni