Takimi i imamëve të BFI në Ohër

llll oher oher1Fundjavën që kaloi, Reisul Ulema i BFI,  H. Sulejman ef. Rexhepi, në koordinim me Myftininë e Ohrit, organizoi një takim treditor me imamët që veprojnë në tërë territorin e Maqedonisë. Qëllimi i këtij takimi që u mbvajt në Ohër ishte që imamët të kenë rastin të njihen më për së afërmi në mes vete dhe të shkëmbejnë ide e mendime në funksion të organizimit dhe avansimit të jetës fetare islame në RM. Në këtë takim pati mbi 160 imamë dhe personalitete të ndryshme fetare dhe artsimore nga të gjithë myftinitë e BFI në RM.

Pa dyshim që, ky takim pati edhe karakterin pune, me çrast, të pranishmëve iu drejtuan drejtori i Medresesë “Isa Beu”, prof. Ibrahim ef. Idrizi, dekani i FSHI doc.dr. Farudin ef Ebibi, si dhe muftitë e vendit të cilët, përmes fjalimeve të tyre shprehën format e organizmit të tyre, sfidat me të cilat përballohen dhe sukseset të cilët i kan arritur dhe synojnë që t’i arrijnë. Të gjithë prezentuesit, pa dyshim, shprehën edhe falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e parezervë që e hasin nga kreu i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi përgjatë realizimit të synimeve vtë tyre drejt avansimit të jetës fetare islame në vend.

Të pranishmëve iu drejtua edhe krytari i BFI-së h. Sulejman ef.  Rexhepi i cili që në fillim e theksoi mburrjen e vet me të gjitha të arriturat e vartësve të tij, duke filluar që nga imamët e deri te myftinjtë, profesorët, drejtori i Medresesë dhe dekani i FSHI-së. Veç të tjerash, Reisul Ulema foli edhe mbi unitetin e imamëve të vendit. “Unë mburem me këto të arriturat tuaja të cilët na bëjnë të ndjehemi krenarë. Ngel me shpresë që sukseset do t’ju prijnë edhe në të ardhmen. Ne të gjithë së bashku këtu paraqesim një unitet të cilin të tjerët na e kanë lakmi dhe, ky uniteti jonë forcon edhe më shumë qëllimet tona të larta islame por dhe kombëtare”, u shpresh h. Sulejman ef. Rexhepi.

Në fund të këtij takimi, imamët, në mënyrë të organizuar vizituan edhe qytetin e Strugës ku u pritën nga muftiu i këtij qyteti, mr. Salim ef. Sulejmani. Me këtë rast nuk u la pa u vizituar edhe ojekti i ri i Muftinisë së Strugës si dhe xhamia Mehmet Çelebi.

 

Comments are closed.