[:al]Sqarim Edhe një gënjeshtër nga nëntoka e puçistëve[:]

[:al]

Disa “portale” paçavurë, të kontrolluar e të sponsoruar nga puçistët që tashmë janë shndërruar në armiq të haptë të BFI-së dhe minimizues të çështjeve kombëtare, u munduan që ta përfolin tërë atë program madhështor të organizuar nga BFI nën patronatin e Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rxhepit, kushtuar Ngjarjes Historike Islame, Hixhretit. Tashmë këta puçistë shpifjen dhe gënjeshtrën e kanë ngritur në profesion të tyre, kurse dështimin fatal e kanë ngritur në dëshirën më të madhe të tyre. Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. në grupin e njerëzve më të ligë e më të shpifur i fuste sidomos ata njerëz që merreshin me bartje të llafeve dhe me shtrembërim total gjatë bartjes së tyre. Të tillët e kanë të merituesëhm mallkimin dhe ndëshkimin e Allahut Fuqiplotë.
Është më se e vërtetë se, me rastin e Hixhretit, Reisul Ulema i BFI-së dekoron publikisht personalitete që kanë dhënë kontribute të veçanta në avansimin e çështjeve fetare si dhe në tejkalimin e problemeve që i tangojnë myslimanët e vendit. Në akademinë solemne të sivjemë duhej të prezantonte edhe Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, i cili edhe do të dekorohej nga ana e Reisul Ulemasë së BFI-së me shpërblimin “Myfti Vebi Dibra”! Megjithatë, akademia solemne koinçidoi me një zhvillim politik në Kuvendin e RM-së ku po debatohej mbi Ligjin për Gjuhën Shqipe, debat ky që zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit. Kjo ishte arsyeja se pse Kryetari, z. Talat Xhaferi, nuk arriti të jetë prezent dhe të dekorohet në akademinë solemne kushtuar Hixhretit të sivjemë.
Nëntoka puçiste u mundua që të shpifë e të gënjejë lidhur me këtë rast, duke përfolur e duke u thirrur rrejshëm edhe kinse në deklarata nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit. Këtyre personave të papërgjegjshëm dhe të pamoralshëm ua bëjmë me dije se, këtë dekoratë të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, do ta pranojë vetë Kryetari i Kuvendit të RM, z. Talat Xhaferi, këto ditë me rastin e inagurimit të objektit të Medresesë Isa Beu, për femra, në Gostivar. Thonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, por që, puçistët tashmë aq shumë e kanë tepruar me gënjeshtra e trillime sa që, kanë filluar të zvarriten si skrraja.[:]

Comments are closed.