Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Shpifjet e Muhamed Zeqirit nuk kanë fund

Shpifjet e Muhamed Zeqirit nuk kanë fund

Ka disa muaj që kundër Bashkësisë Fetare Islame dhe kundër Reisul Ulemas, H. Sulejman ef. Rexhepi po organizohet një fushatë e flliqur që nuk po përfundon sepse asaj po i bashkohen të gjithë elementet antiislame që kanë qëllime destruktive dhe dëshirojnë pa merita dhe pa mund të fitojnë kredibilitet politik te besimtarët muslimanë, vetëm me rrena dhe me mashtrime dhe shpifje. Pa dyshim, iniciator i këtij sulmi të ndyer është deputeti i LSDM Muhamet Zeqiri. Prej momentit kur është zgjedhur deputet dhe nënkryetar LSDM, Muhamet Zeqiri po shifet se nuk ka ndonjë punë tjetër përveç se të akuzon Reisul Uleman, H. Sulejman ef. Rexhepin, të shpif kundër tij dhe të godet imazhin e BFI. Ndonjë veprim tjetër ose ndonjë inciativë tjetër nga ky person nuk kemi pa dhe nuk kemi dëgjuar.
Shum shpeshë, ky deputet i LSDM pa turp po e quan Reisul Ulemanë nëpër mediume të ndryshme kriminel dhe po e akuzon pa ndonjë shkak dhe pa arsye, duke treguar se e vërteta është krejtë tjetër nga fjalët që po i thotë.
E vërteta është ajo që e din i tërë opinioni shqiptar dhe musliman që i ka përcjellur sulmet e pakontrolluara të Muhamed Zeqirit dhe shokëve që i ka. E vërteta është se Muhamed Zeqiri është vetë kriminel dhe njeri që është marrë me shpifje kundër shumë njerëzve prej kohës kur ka qenë gazetar.
Opinioni e di se kur ky person ishte gazetar në “Al Sat M” bënte shpifje të shumta kundër Reisul Ulemasë dhe për atë shkak u dha në gjyq. Në dokumentin gjyqësor që po e paraqesim në këtë shkrim shifet shumë mirë se kush është Muhamed Zeqiri dhe me çka merret ai.
Ai është kriminel që po i mbulon punët e veta duke shpif për të tjerët dhe në vitin 2010 është shpallë fajtor nga Gjyqi Themelor në Shkup për veprën kriminale shpifje ndaj Sulejman Rexhepit, të cilit i ka shkaktuar dëm duke prekur në autoritetin dhe moralin e tij kurse të njejtin vendim e ka vërtetuar dhe Gjyqi i Apelit. A nuk mjafton kjo dëshmi për t`i treguar opinionit se kush është Muhamed Zeqiri dhe me çfarë aktivitete merret ai. Opinioni që nuk e ka ditur tani e tutje duhet ta di se Muhamed Zeqir është kriminel i gjykuar dhe i shpallur fajtor si shpifës .
Njëkohsisht, opinioni duhet ta dijë se Reisul Ulema, H. Sulejman Rexhepi me insistime dhe lutje nga njerëz që i ka dërguar Muhamed Zeqiri, ka heqë dorë nga padia private ndaj tij dhe e ka shpëtuar nga dënimi shumë më i madh se ai që ia ka dhanë gjyqi themelor. Por, përkundër kësaj Muhamed Zeqiri, në vend që Reisul-Ulemasë t`i shpreh falenderime, ai po e shfrytëzon amblemen e partisë në pushtet për t`iu hakmerr Reisul-Ulemasë!

Shërbimi për informim pran BFI së.

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni