Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Shkup, mbahet akademi solemne për 28 Nëntorin[:]

[:al]
Shkup, 28 Nëntor – Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nën patronatin e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, ka mbajtur një akademi solemne, në të cilën, në prani të mysafirëve të shumtë, ministra qeveritarë nga partia e Ahmetit dhe diplomatë nga Tirana dhe Prishtina të akredituar në Shkup, me një fjalë rasti u drejtua ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, i cili duke folur për kontekstin historik të shqiptarëve, tha se formimi i shtetit të Kosovës së fundmi është një dëshmi e luftës së shqiptarëve për të drejtat e tyre kombëtare.
“Në këtë rrugëtim të realizimit të synimeve euro-atlantike kemi në krah edhe Maqedoninë, pozita e së cilës gjithnjë e më shumë po forcohet dhe në këtë drejtim ky vend mik, ka mbështetjen e Shqipërisë, sepse në nuk mund të bëjmë vet”, tha Reka.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij, tha se festa e sotme është meritë e veprimtarisë së ilegales shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova dhe sakrificës së gjeneratave të kaluara dhe ushtrive Çlirimtare Kombëtare nga historia e mëvonshme, të cilat kanë mbajtur gjallë palcën e kombit.
Solemniteti i sotshëm u përcoll edhe me një program të larmishëm artistik.
Meqë Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, me ftesë të Presidentit Shqiptar z. ILir Meta, për shënimin e datave kombëtare të Nëntorit ishte në Tiranë, përfaqësues të tij në këtë akademivsolemne prezantuan Myftiu i Ttoves, Dr. Qani Nesimi, Shefi i Kabinetit të Reisit, Muzemil ef. Osmani si dhe Mustafa Dauti kryetat i OH Hilal.[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni