RIJASETI

Rijaseti i BFI-së

Rijaseti i BFI-së si organ ekzekutiv, fushëveprimi primar i të cilit është organizimi i jetës fetare islame, të gjitha veprimet e veta Rijaseti i BFI-së i realizon përmes shërbimeve profesionale.

Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.

Fushëveprimi i Rijasetit të BFI-së në vend dhe jashtë:

– Organizimi i jetës fetare,

– Zhvillimi i njohurive edukativo-arsimore, kulturoro-shkencore dhe informative.

– Ndërtimi dhe mirëmbajtja e objekteve islame.

– Strukturën organizative dhe veprimtarinë e organeve të BFI-së.

– Bashkëpunimi me organizatat dhe institucionet islame në botë.

– Puna juridiko-administrative dhe financiaro-ekonomike.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame:

– Propozon, zgjedh dhe shkarkon Reis ul Ulemanë,

– cakton numrin e muftinive dhe bën emërimin e muftive.

– emëron Sekretarin e Përgjithshëm me propozim të Reis ul Ulemasë.

– zgjedh anëtarë të komisionit disiplinor dhe prokurorin publik të BFIsë.

– formon komisione dhe këshilla të përhershme dhe të përkohshme.

– verifikon mandatet dhe shpall zgjedhjet e rregullta dhe të parakohshme.

-kujdeset për jetën e përgjithshme fetare dhe veprimtarinë e BFI-së të mbështetur mbi parimet e Sheriatit dhe në përputhshmëri me sistemin juridik të BFI-së.

– organizon dhe autorizon kuadrin fetar në diasporë.

– mbikëqyr punën e organeve, enteve dhe institucioneve.

-miraton plan-programet e institucioneve edukativoarsimore si dhe programet dhe tekstet e mësim-besimit.

-angazhohet për mbrojtjen e të drejtave fetare të muslimanëve.

– themelon ente dhe institucione.

– sjell vendim për themelimin e vakëfit.

-sjell vendim për ndërrimin e pasurisë së vakëfit, në bazë të propozimit të organit gjegjës, nëse është në pajtueshmëri me rregullat e Sheriatit.

– vendos për ankesat e organeve më të ulta të BFI-së.

– i propozon Kuvendit planin vjetor financiar dhe llogarinë përfundimtare për miratim.

– organizon grumbullimin e mjeteve nga zeqati, sadekatul-fitrit dhe të hyrave të tjera.

– është organizator kryesor dhe i vetëm në realizimin e kryerjes së Haxhit dhe Umrës.

– emëron, ndërron dhe shkarkon nëpunës të Rijasetit.

– lejon rregullat e tarikateve, mbikqyrë punën e tyre dhe verifikon zgjedhjen dhe emrimin e shehlerëve. – lejon botimin e literaturës Islame.

– në kushte të jashtëzakonshme kryen edhe detyra të organeve të tjera.

Rijaseti i BFI-së mban mbledhje së paku njëherë në muaj.

Mbledhjen e Riajsetit të BFI-së e konvokon dhe e udhëheq Reis ul Ulemaja, në raste të veçanta atë e konvokon me kërkesë të 1/3 të anëtarëve të Rijasetit.

Rijaseti ka shërbimet e veta profesionale.

Rijaseti formon komisione të përhershme dhe të përkohshme.