Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reshat Kaçallniku, koordinator i Myftinisë së Dibrës

Reshat Kaçallniku, koordinator i Myftinisë së Dibrës

Më 5 tetor, 2019, në lokalet e Myftinisë së BFI – Dibër është mbajtur mbledhja e përbashkët e Myftinisë dhe e Mexhlisit të xhematit të Myftinisë Dibër. Sipas Autorizimit të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, mbledhjen e ka kryesuar Muhamer ef. Veseli, anëtar i Rijasetit të BFI-së.
Mbledhja ka filluar me një lexim të shkurtër të Kuranit famëlartë nga imam Zeqir Sadikovski. Më pas, kryesuesi i mbledhjes ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u ka përcjellë përshëndetjet e kreut të BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Muhamer ef. Veseli më pas ka lexuar raportin e Komisionit të Rijasetit për punën e ish-Myftiut të Dibrës, Ramazan Hasa, si dhe i ka njoftuar të pranishmit me arsyetimin e shkarkimit të tij. Me vendim të Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi (Nr. 02-589, të datës 4.10.2019), Koordinator i Myftinisë së BFI Dibër nga data 5.10.2019 është caktuar Reshat Kaçallniku, imam i Xhamisë së Namazgjasë në Dibër. Myftiut të deritashëm, Ramazan Hasa, Muraselja si Myfti i është tërhequr përfundimisht më 4.10.2019.
Nga të pranishmit unanimisht janë pranuar dhe janë përshëndetur vendimet e kreut të BFI-së, Resi’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, duke e uruar dhe mbështetur Koordinatorin e Myftinisë në krye të detyrës. Koordinatori do të jetë në këtë detyrë përkohësisht, deri në zgjedhjen e Myftiut të ri të Myftinisë së BFI-Dibër.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni