Reket 3: Zhvatja publike kundër BFI Skender Buzaku si Boki 13

Reket 3: Zhvatja publike kundër BFI

Skender Buzaku si Boki

Mesa duket Qeveria Zaev, e ka tё vёshtirё tё funksionojë pa skandale tё cilat po e ndjekin këmba dorës. Akoma pa u shuar afera Reket 1 dhe 2 (Zhvatja 1 dhe 2), nё opinion po del një aferë tjetër Reket 3 (Zhvatja 3), e cila po zhvillohet haptazi para kamerave e mediumeve tё kontrolluara nga Qeveria.
Nё aferën e parë, nё mёnyrё tinëzare, Boki 13 zhvaste biznesmenë tё ndryshëm, me materiale “policore” qё ata tё paguanin shuma tё caktuara, ose nё tё kundёrtёn do ti publikonte.
Afera e dytё ёshtё pak mё e sofistikuar. Protagonist kryesor, si nё rastin e Boki 13, tani ёshtё Skender Buzaku, i cili nё prani tё mediumeve del e kёrcёnon Reisul Ulemanё e BFI, duke i vёnё ultimatum, qё nё rast se nuk dorёhiqet, ky do tё publikon material kriminale.
Nё sytё e drejtёsisё, kjo ёshtё njё shuplakë dhe njё tallje flagrante me demokracinë, me tё drejtat juridike, Kushtetutën e vendit dhe vlerat e mirëfillta njerëzore.
Tё Martёn, mё 1 Tetor 2019, Skender Buzakut duhej ti viheshin prangat nё duar, e jo ti jepet mundësia qё ai tё del publikisht dhe tё kёrcёnon njё lider fetar. Tё Martёn, tё gjithё myftinjtë e Bashkёsisё Fetare Islame tё Maqedonisё sё Veriut deponuan deklaratat e tyre verbale para Prokurit Publik, pёr mashtrimin dhe falsifikimin e dokumentacionit, me tё cilin Skender Buzaku mashtroi opinionin publik dhe gjithë muslimanёt e vendit.
Mos ndalimi i këtij personi, flet qartё se shteti ёshtё kapur nga krimi dhe kriminelë të tipit Buzaku-Boki 13, etj, ndërsa valuta e vetme pёr tё realizuar qëllimet e tyre ёshtё zhvatja e gjithë atyre qё nuk kanё mendim tё njejtё.
Gjatё puçit tё vitit 2015, Skender Buzaku kishte dёnim gjyqësor me kusht pёr ushtrim dhune. Ai e pёrsёriti veprën, kur u fut me bandën e armatosur brenda selisë sё BFI duke dhunuar punёtorёt e këtij institucioni, por prapё nuk u burgos. Beneficione tё tilla mund tё kenё vetëm Instrumentet policore, që në popull njihen si spiunë.
Skender Buzaku, nё vitin 2019, përpiloi dokumentacion tё rrejshëm, pёr gjoja mbledhje tё Riasetit, duke falsifikuar deklarata dhe nënshkrime tё myftinjve tё BFI nё RMV, duke falsifikuar dorëheqjen e Reisul Ulemasё H. Sulejman ef. Rexhepi dhe duke i hedhur pluhur nё sy opinionit dhe Drejtёsisё sё vendit. Gjatё prononcimeve tё ndryshme para mediumeve publike, ai deklaronte se nё format mё demokratike ёshtё zgjedhur Reis nga Gjykatësja kontroverse, e cila ia kishte dhёnё vetes tё drejtën qё tё emërton Reisul Ulema tё Bashkёsisё Fetare Islame.
Ndryshe, opinioni i Shkupit e njeh Skender Buzakun si personi qё morri me thes paratё e kreditit tё Shparkase Bank, pёr blerjen e barakës pёr Myftininё e Shkupit me njё shumё prej 652000 euro, e pёr tё cilёn BFI ka dyshime serioze se mbi gjysmё million euro përfunduan nё xhepat e tij dhe shokёve tё tij.
Duke e goditur me shuplakё demokracinë dhe drejtёsinё e vendit, Skender Buzaku ёshtё kthyer nё sinonim tё Zhvatjes publike ndaj BFI-sё dhe si njё njeri i mbrojtur nga Qeveria aktuale dhe individë të inkriminuar brenda kësaj Qeverie, tё cilët njihen botërisht, e qё vazhdimisht janë përpjekur ta shkatёrojnё Institucionin mё tё vjetёr fetar nё vend.
Shërbimi për Informim i BFI në RMV

Comments are closed.