Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reisul Ulema u takua me deputetin e VMRO, Gjorçev

[:al]Para disa ditësh, ,Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi u takua me deputetin e partisë opozitare VMRO, z. Vllatko Gjorcev me kërkesë të tijë dhe me këtë rast zhvilluan një bisedë lidhur me Ligjin e ri për abortin, si edhe për disa çështje të tjera që po aktualizohen kohëve të fundit lidhur me ndryshimin e gjinisë, martesat brënda gjinisë së njejtë dhe mundësisë të adoptimit të fëmijëve nga ana e çifteve të këtilla, etj.
Z. Gjorçev i shpalosi qëndrimet e veta dhe të subjektit politik të cilit i takon e që janë në përputhje me qëndrimet e partive të djathta e që janë shumë të rezervuara lidhur me çështjet në fjalë.
Nga ana e vetë, Reisul Ulema i prezentoi z. Gjorçev qëndrimet e Islamit lidhur me abortin dhe çështjet tjera për të cilat u fol, duke theksuar se muslimanët në këtë drejtim i respektojnë dhe udhëheqen tërësisht në jetën e tyre sipas parimeve Kur’anore. Ai, mes tjerash tha se qëndrimet dhe kërkesat e z. Gjorcev nuk dallojnë shumë dhe kryesisht përputhen me normat islame.[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni