Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Reisul Ulema u prit nga Ambasadori i Katarit në Shkup[:]

[:al]Sot, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, është pritur në vizitë zyrtare nga ana e Hassan Bin Abdullah Zaid Al Mahmoud, ambasador fuqiplotë i Katarit, në Maqedoni.
Me këtë rast është biseduar mbi situatën aktuale të myslimanëve të Maqedonisë si dhe për pozitën e Institucionit të BFI-së, vizavi pozitës së bashkësive të tjera fetare në vend. Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, po ashtu ka nënvizuar se BFI-ja është optimiste dhe në pritje të miratimit të projekteve me të cilat ka konkurruar tek institucionet e ndryshme shtetërore të Katarit.
Ambasadori Hassan Bin Abdullah Zaid Al Mahmoud, u zotua se do të përkujdeset për shtytjen e këtyre projekteve me qëllim që të nisë sa më parë realizimi i tyre.
Që të dy palët u zotuan për intensifikim të bashkëpunimit, sidomos në sferën e zhvillimit fetaro-arsimor e cila përfshihet në projektet e BFI-së që tashmë i janë dorëzuar autoriteteve përkatëse të Katarit.[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni