Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reisul Ulema merr pjese ne shënimin e Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite

[:al]

Me ftesë të Ambasadorit të Arabisë Saudite në Tiranë, Abdelmomen Mohammed Sharaf, në festimin e 88 vjetorit të Ditës kombëtare të Arabisë Saudite, mori pjesë edhe Reisul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Myftiu i Strugës, myftiu i Tetovës si dhe nga përgjegjësi i sektorit për botën arabe pranë BFI-së. Me këtë rast, Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë kishte organizuar një pritje festive ku morën pjesë personalitete të larta të politikës, ambasadorë, përfaqësues të jetës ekonomike dhe medias.
Në fjalën e rastit, ambasadori Abdulmomen Mohammed Sharaf, u ndal te marrëdhëniet e shkëlqyera mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, nënvizoi angazhimin e Arabisë Saudite për ndjekjen e një agjendë ambicioze për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimin në të ardhmen. “Këtë vit, festimi i Ditës Kombëtare vjen në kontekstin e transformimit strategjik,afatgjatë dhe te shumëfishtë neper te cilin po kalon Mbretëria aktualisht, dimensionet e të cilit janë formuluar dhe përcaktuar ne kuadër të një vizioni ambicioz te quajtur “Vizion 2030”, i cili synon të aktivizoje pikat e forta dhe potencialet e mëdha qe posedon shoqëria saudite, çka do ta poziciononte Mbretërinë në radhët e vendeve të zhvilluara, duke i mundësuar luajtjen e rolit udhëheqës dhe konstruktiv në arenën ndërkombëtare, mbështetur në një bazë të fortë ekonomike, një mjedis efikas investimi si dhe shumëllojshmëri te gjere të burimeve të të ardhurave dhe te pasurisë”, është shprehur ambasadori Sharaf para të pranishmëve me rastin e Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite.
Çfarë simbolizon Dita Kombëtare të Mbretërisë së Arabisë Saudite
Arabia Saudite përkujton çdo vit në javën e tretë të muajit shtator, shpalljen e themelimit të shtetit në vitin 1932 në territoret që njihet dhe sot. Në këtë vit, mbreti i dinastisë Al Saud shpalli unifikimin e vendit në një shtet të vetëm pas përpjekjeve që zgjatën 32 vjet, duke bashkuar krahinat e vendit nën një flamur për herë të parë në histori. Ky shtet u themelua mbi principe islame, larg ngjyrave etnike e sektare. Kjo datë shënon jo vetëm bashkimin e territoreve arabe në mbretërinë e Saudëve, por edhe kthesën e fortë që mori vendi në rrugën e zhvillimit në të gjitha fushat, veçanërisht në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, duke krijuar modele që më vonë u ndoqën edhe nga vende të tjera arabe e islame. Arabia Saudite vazhdon të njohë zhvillim të dukshëm nën drejtimin e mbretit aktual,  Selman bin Abdul Aziz al Saudi, i cili nën shembullin e paraardhësve të tij Al Saudë po e kthen vendin në një faktor të rëndësishëm në arenën politike të Lindjes së Mesme, madje dhe atë ndërkombëtare duke punuar në dobi të kombit arab e Islamit. Në rrafshin e brendshëm, statistikat ndërkombëtare e renditin Arabinë Saudite ndër vendet e para në rajon, përsa i përket zhvillimit ekonomik, arsimor, industrial e shëndetësor. Ndërsa nëpërmjet zbatimit të reformave dhe masave për shpërndarjen e të ardhurave e sistemit të mbrojtjes së shtresave në nevojë, mbreti i vendit  gëzon simpatinë e sauditëve thjeshtë.
Mbretëria e Arabisë Saudite dhe përhapja e Mesazhit Islam
Arabia Saudite karakterizohet nga vendosmëria e pandërprerë për të mbrojtur besimin islam dhe autenticitetin e këtij besimi, duke qenë edhe vendi ku ka zbritur Libri i Shenjtë – Kurani dhe ku ndodhet drejtimi nga falen të gjithë myslimanët e botës, Shtëpia e Ndershme – Qabeja. Që nga data e themelimit, ky shtet ka marrë në mbrojtje vijimësinë e thirrjes islame përmes ngritjes së xhamive e qendrave islame në vende të ndryshme të botës, përkrahjes së të drejtave të myslimanëve, ofrimit të bursave të studimeve teologjike dhe hapjen e dyerve të instituteve të saj e universiteteve për myslimanët nga të gjitha kontinentet, pa harruar këtu fondet monetare të vëna në shërbim të fesë së Zotit. Nga përpjekjet e shtetit saudit në fushën e përhapjes së fesë është edhe botimi i Kuranit, si dhe kuptimit të vargjeve të tij në gjuhë të ndryshme të botës dhe shpërndarja e tij në vendet, ku ka myslimanë. Vetëm Kompleksi Mbreti Fehd i Botimeve nxjerr çdo vit mbi 10 milionë kopje të Kuranit, si dhe përkthimet e kuptimit të tij në 44 gjuhë të ndryshme, botime të cilat ndahen çdo vit në vende të ndryshme të botës. Arabia Saudite konsiderohet një nga tribunat më të fuqishme të thirrjes islame në botë.
Mbretëria e Arabisë Saudite dhe njohja e Kosovës
Njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Mbretërisë së Arabisë Saudite, në vitin 2009, konsiderohet një hap i rëndësishëm në drejtim të njohjes së shtetit kosovar nga vendet e tjera anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike. Kjo njohje, ka ndikuar fuqishëm në fillimin e bashkëpunimit diplomatik mes Kosovës e vendeve të Lindjes së Mesme. Arabia Saudite, prej shumë vitesh ka krijuar një fond të posaçëm për të ndihmuar popullin e Kosovës, përmes një komisioni mbretëror, i cili ka asistuar refugjatët kosovarë si dhe arsimimin e shëndetësinë në Kosovë edhe gjatë pushtimit të këtij vendi e deri në ditët e sotme. Krahas ndihmave monetare e pajisjeve, investimeve në fusha të ndryshme, Arabia Saudite, ka ndihmuar edhe në fushën e përgatitjes dhe trajnimit të kuadrit kosovar.
[maxgallery id=”9836″]

[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni