[:al]Reisul Ulema i BFI vizitoi Muftininë e Afjonit në Turqi[:]

[:al]10 janar Afjon, Turqi

Reisul Ulema i BFI h. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI, z. Irsal ef. Jakupi, këtyre ditëve po qëndron në qytetin Afjon të Turqisë ku u prit nga Atasheu për kulturë pranë ambasadës së Turqisë në Maqedoni, z. Murat Alkan.
Gjatë qëndrimit në Afjon, Reisul Ulema vizitoi monumentet e kulturës selxhuke me të cilat karakterizohet ky qytet, duke shprehur kënaqësinë dhe respektin ndaj angazhimit të Presidentit të Turqisë Erdogan, i cili po përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme për ruajtjen e trashëgimisë osmane.”Një kënaqësi për përkujdesjen ndaj historisë dhe trashëgimisë kulturore e vërejta edhe nga takimet e mija të shumta me qytetarët e Afjonit…”, deklaroi Reisul Ulema Rexhepi me këtë rast.
Efendi Rexhepi gjithashtu u prit në një takim zyrtar nga Muftiu i Afjonit z. Şükrü Kabukçu në prani të personaliteteve eminente të qytetit.
Efendi Kabukçu shprehu kënaqësinë dhe falenderoi Reisul Ulemanë ef.Rexhepi për vizitën e bërë. Ai e prezentoi një letërnjohtim të shkurtër të muftinisë të cilën e udhëheq duke shpalosur përpjekjet dhe angazhimet që po bëhen lidhur me funksionimin sa më të sukseshëm të sajë.
Reisul Ulema i BFI h. Sulejman ef. Rexhepi nga ana e vetë shprehu konsideratën më të lartë për Dijanetin e Bashkësisë Islame të Republikës së Turqisë duke vënë në spikamë raportet e shkëlqyera mes dy institucioneve simotra dhe bashkëpunimin konstruktiv i cili po sjellë rezultate të dukshme.
Me këtë rast, ef Rexhepi foli më gjërësisht për institucionin e BFI në Maqedoni, për sukseset, synimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ajo.
Në fund të këtij takimi të frytshëm në të cilin nga të dyja palët u shpreh gadishmëria për bashkëpunim të mëtejmë të ndërsjellë, Reisul Ulema i BFI dhe Myftiu Kabukçu bënë një dua për Presidentin e Republikës së Turqisë duke u lutur që Allahu xh. sh. t’i jep forcë dhe shëndet për të realizuar synimet e veta për të mirën e popullit turk dhe të muslimanëve në përgjithësi.

[maxgallery id=”10956″][:]

Comments are closed.