Reisul Ulema i BFI-së zhvilloi vizitë pune në Gostivar – video

Reisul Ulema i BFI-së zhvilloi vizitë pune në Gostivar

Në Muftininë e BFI -Gostivar, për vizitë pune ka qëndruar Reisul Ulema i BFI e RM, H. Sulejman ef.Rexhepi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm H. Irsal ef. Jakupi, Drejtori i SHMI Medreseja ISA BEU në Shkup, Prof. Ibrahim ef. Idrizi si dhe shefi i kabinetit Muzemil ef. Osmani. Fillimisht ky delegacion u mirëprit nga nikoqiri Hfz. Shaqir ef. Fetahu me stafin e tij. Vizitën e parë Reisul Ulema në shoqëri të Muftiut të Gostivarit dhe ekipeve të tyre, e filloi në Komunën e Vrapçishtit, ku përzemërsisht u prit nga Kryetari i Komunës z. Bajram Kadrija me stafin e tij. Në bisedë të dy palët u njoftuan për së afërmi me punët e kryera dhe ato të cilat janë në proces e sipër, sikur, lënda fetare nëpër shkolla, procesi i legalizmit të objekteve fetare si dhe shumë çështje me peshë. Reisul Ulema i BFI e RM si dhe Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar shprehën falenderim të posaçëm për tërë këtë mund dhe angazhim që jep Komuna e Vrapëishtit në territorin e vet në shërbim të popullatës muslimane dhe më gjerë.
Më pas, pasoi vizita zyrtare në Komunën e Gostivarit ku ky delegacion i lartë u mirëprit nga i pari i Komunës së Gostivar z. Nevzat Bejta me stafin e tij. Në bisedë e sipër, të dy palët trajtuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën fetare dhe organizimin e saj në raport institucion fetar-pushtet lokal, ku nga ana e e kreut të Komunës së Gostivarit u nënvizuan të gjitha hapat e ndërmarrura e që kanë të bëjnë me procesin e legalizimit të objekteve fetare, fillimin e punëve për Qendrën Tregtare në Parkingun e Muftinisë së BFI-Gostivar dhe të gjitha procedurat që janë në kompletim e sipër.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, në prononcimin e tij vlerësoi lartë angazhimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit në zhvillimin e jetës fetare në territorin e Gostivarit dhe më gjerë.
“Kam kënaqësi të veçantë që gjendem si mysafir në Komunën e Gostivarit. Sipas informatave të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit dhe informatave që posedoj unë, Komuna e Gostivarit ka qenë një nga njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë që ka pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë me Muftininë e Gostivarit, dhe anasjelltas. Kjo duke i falënderuar administratës me në krye kryetarin e Komunës, të respektuarin Nevzat Bejta”, ka thënë mes tjerash ef. Rexhepi, duke theksuar që ky bashkëpunim në të mirë të shoqërisë sonë do të vazhdon edhe në të ardhmen
Pas vizitës së dy komunave, Reisul Ulema i shoqëruar nga Muftiu Shaqir ef. Fetahu, vizituan objektin e ri të Medresesë së Vajzave në Gostivar i cili është në fazën e kompletimit të infrastrukturës së brendshme, dhe drejt për drejtë u njoftuan për punët e arritura në këtë vatër arsimore duke u siguruar që viti i ardhshëm shkollor të startojë në këtë objekt të ri.
Vizita e rradhës me protokol të ngjeshur u bë në Medresenë aktuale ku e zhvillojnë mësimin nxënëset e kësaj shkolle nga viti 2008. Këtu Reisul Ulema dhe stafi i tij u mirëpritën nga kuadri arsimor dhe nxënëset e kësaj Medreseje, para të cilëve me fjalë rasti u drejtuan Reisul Ulemaja si dhe Drejtori i Medresesë, ndërkaq nga Medreseja e Gostivarit, Reisi u dekorua me një pikturë në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për angazhimin dhe kontributin e tij në zhvillimin dhe avansimin e jetës fetare islame në vend.
Në fund u mbajt edhe mbledhja e rregullt e Muftiniës së Gostivarit që u kryesua nga Muftiu Hfz. Shaqir ef. Fetahu. Në këtë mbledhje u raportua për të gjitha të arriturat e vitit 2016 si dhe planet për vitin 2017. Në fund Reisul Ulema, mbajti një fjalim falenderues duke nënvizuar se këto rezultate janë dëshmi e gjallë se, Bashkësia Fetare Islame dhe Muftinia e Gostivarit janë krah për krah me popullatën muslimane të kësaj ane, në çdo kohë dhe moment. Më pas, nga nikoqiri për nder të Reisit dhe ekipit të tij u shtrua edhe një darkë solemne. Të gjitha këto aktivitete u ndoqën nga mediat lokale të cilave BFI në RM sinqerisht u është mirënjohëse.

06.02.2017
Gostivar

nevzat

nevzat.jpg1

nevzat.jpg2

nevzat.jpg3

nevzat.jpg4

nevzat.jpg5

nevzat.jpg6

nevzat.jpg7

Comments are closed.