Reisul Ulema i BFI – së në forumin “Dy vjet Qeveri -Me përgjegjësi para qytetarëve”

Reisul Ulema i BFI – së në forumin “Dy vjet Qeveri -Me përgjegjësi para qytetarëve”

Në hotel “Holidej In” në Shkup, më 2 qershor, 2019, është mbajtur forumi “Dy vjet Qeveri – Me përgjegjësi para qytetarëve”, organizuar nga Kryeministri Zoran Zaev me rastin e shënimit të dyvjetorit të formimit të kësaj qeverie të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në të, me ftesë të veçantë, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Para të pranishmëve janë paraqitur Kryeministri Zoran Zaev; zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska; zv/Kryeministri i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Bujar Osmani; zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski; dhe zv/Kryeministri i ngarkuar me Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev.
Në forum kanë marrë pjesë edhe Tomisllav Kezharovski, Besa Arifi, Taki Fiti, Latifa Shikovska, Uranija Pirovska, Kosta Petrov, Antonio Argir etj. Moderator ka qenë Xhabir Deralla nga shoqata “Civil”.
Forumi ka punuar në dy sesione: “Nga shoqëri e ndarë dhe e izoluar para kolapsit, deri në shoqëri stabile, solidare dhe të respektuar” dhe “Fokusi i Qeverisë deri në fund të mandatit”.

 

Comments are closed.