Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi në Bullgari

Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi në Bullgari

Nga data 14 qershor, 2019, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është duke qëndruar në Republikën e Bullgarisë, me ftesë të Myftiut të Bashkësisë Islame të Bullgarisë, h. Mustafa ef. Haxhi.
Reis’ul-Ulemaja në vizitën në vendin fqinj shoqërohet nga myftiu i Myftinisë së Tetovës, prof. dr. Qani Nesimi, nga kryetari i OH “Hilal”, Mustafa ef. Dauti, dhe nga Shefi i Kabinetit, Muzemil ef. Osmani. Ata kanë shkuar në Republikën e Bullgarisë për të marrë pjesë në hapjen e xhamisë në Haskovë, që do të bëhet më 15 qershor.
Myftiu i Bullgarisë, Mustafa ef. Haxhi, ka shtruar një darkë në Sofje në nderim të mysafirëve, një ditë para ceremonisë së përurimit të Xhamisë. Në darkë ka marrë pjesë edhe kryetari i Dijanetit të Republikës së Turqisë, Ali ef. Erbas, i cili ka zhvilluar një bisedë konstruktive me Reis-ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepin. Të ftuar në darkë kanë qenë edhe përfaqësuesit e bashkësive të tjera fetare që veprojnë në Republikën e Bullgarisë.

 

Comments are closed.