Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reisi takon z Ameli Përgjegjës për çështje kulturore nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Iranit

Reisi takon z Ameli Përgjegjës për çështje kulturore nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Iranit

Tё martёn mё 30.07.2019 Kryetari i Bashkёsisё Fetare Islame tё Maqedonisё sё Veriut, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, priti nё zyrat e Rijasetit, Ambasadorin e Republikёs Islamike tё Iranit Ekselencёn e Tij Hosseini Karim tё shoqёruar nga pёrgjegjёsi pёr çёshtje kulturore nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Iranit Said Reza Ameli.
Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi mysafirёt iranianё i njoftoi shkurtimisht me “letërnjoftimin” e BFI-së, duke folur rreth funksionimit, të arriturave dhe sukseseve, si dhe pёr sfidat me tё cilat pёrballet BFI nё kёto kohra tё tranzicioneve politike nё vendin tonё.
Ekselenca e Tij z. Ameli spjegoi rreth karierёs sё tij si dhe pёrmendi se për rolin e Kёshillit tё Lartё tё Revolucionit Islamik tё Iranit, ku është edhe antarë
Gjithashtu u diskutua edhe pёr punёn dhe rolin e tij nё proceset qё vijojnё nё vendin tonё, si dhe u dakorduan qё bashkёpunimi i ndёrsjelltё tё vazhdojё edhe mё tej nё tё ardhmen.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni