Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reisi takon ambasadoren turke Kara

Reisi takon ambasadoren turke Kara

Më 19 qershor, 2019, në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është takuar me ambasadoren turke në vendin tonë, zonjën Tülin Erkal Kara, me kërkesën e saj.
Takimi është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me ç’rast janë diskutuar shumë tema që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e BFI-së me Republikën e Turqisë, me institucionet e saj civile dhe fetare, sidomos në sferën e ruajtjes së monumenteve kulturore-historike të periudhës osmane etj., për të cilat Republika e Turqisë prej kohësh është e angazhuar në mënyrë aktive. Me këtë rast është biseduar edhe për Xhaminë e Ali Pashës në Ohër, pas vizitës që ambasadorja Kara bëri në Ohër dhe në shesh-rindërtimin e saj këto ditë.
Me këtë rast, të dyja palët kanë rënë dakord që bashkëpunimi të vazhdojë dhe ai të thellohet, gjithnjë në të mirë të të gjithë qytetarëve të të dy vendeve tona.

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni