Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reisi në Akademinë Përkujtimore për Adem Jasharin

[:al]Në Shkup, më 7 mars, 2019, në Ditën e Mësuesit, është mbajtur Akademia Përkujtimore në nderim të 21-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari.

Akademia Përkujtimore u mbajt në shkollën fillore “Adem Jashari”, në organizim të Kryetarit të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu.

Pjesëmarrja ishte e gjerë, me anëtarë të familjes Jashari (ishte i pranishëm edhe djali i Komandantit, Lulëzim Jashari), pastaj të kreut të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të deputetëve, ministrave, kryetarëve të komunave etj. Një vend të veçantë në manifestim zuri pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili ishte i shoqëruar nga punonjës të tjerë të Rijasetit dhe besimtarë të rastit, të cilët kishin ardhur për të bërë lutjet për heroin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve.

Pas Akademisë u shpalos Pllaka Përkujtimore në shtëpinë ku ka qëndruar Adem Jashari në Shkup kah fundi i shekullit XX. Është kjo shtëpia e Ismet Shabanit në lagjen e Seravës.

[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni