Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reisi merr pjesë në iftarin e Kryeministrit Zoran Zaev

Reisi merr pjesë në iftarin e Kryeministrit Zoran Zaev

Më 30 maj, 2019, darkë iftari në Klubin e Deputetëve në Shkup ka shtruar Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, ku, si i ftuar nderi, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Drejtori i OH “Hilal” Mustafa ef. Dauti dhe nga Shefi i Kabinetit të BFI-së, Muzemil ef. Osmani. Në darkën e iftarit kanë marrë pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministra, kryetar komunash dhe deputetë.
Për Kryeministrin Zoran Zaev agjërimi i Ramazanit është periudhë kur familjet mblidhen, miqtë shoqërohen dhe i përkushtohen tolerancës dhe meditimit. Me çdo iftar gjatë kohës së agjërimit të Ramazanit fitojmë mundësinë që ta inkurajojmë dhe ta kultivojmë bashkësinë tonë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një shtet, si një familje të besimeve të ndryshme. Ramazani është festë që na mëson se të gjithë e kemi për obligim që t’i respektojmë njësoj të gjithë, të reagojmë dhe të ndihmohemi që të korrigjohet padrejtësia, nëse ndokujt i është bërë. Ne e kemi për obligim që të shërbejmë njëri-tjetrin në unitet e rehati, në shëndet dhe fuqi shpirtërore të mirë që do të nxisë realizimin e veprave të mira – thuhet në ftesën e Kryeministrit Zoran Zaev drejtuar Kryetarit të BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni