Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Reagim: Të shkrumbohet “dora e zezë” që djeg xhami [:mk]Реагирање: Да се осуши “ црната рака“ што пали џамии[:]

[:al]

Në fshatin Erekovci të komunës së Prilepit, dje, më 5 tetor 2018, është djegur xhamia e vjetër 350 vjeçare. Indiciet e para që vijnë nga vendasit si dhe nga këshilli i xhamisë së Kanatllarcit flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Rasti është paraqitur në polici.
Rijaseti i BFI në RM e dënon ashpër këtë akt barbar kurse nga organet kompetente policore kërkon që urgjentisht t’i gjejnë autorët e këtij akti racist dhe, të shkrumbohet njëherë e mirë “dora e zezë” që turret t’i vë flakë xhamive. Gjithashtu, nga institucionet përkatëse shtetërore kërkojmë që këtë Shtëpi të Zotit, këtë vlerë të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, sa më parë ta ngrisin duke ua siguruar atyre banorëve myslimanë të Erekovcit xhaminë ku do të vijojnë t’i kryejnë obligimet fetare ashtu siç i kanë kryer shekuj me radhë.
Rijaseti i BFI në RM 
H. Sulejman Rexhepi, Reisul Ulema
[maxgallery id=”9958″]

[:mk]Во селото Ерековци, општина Прилеп, вчера, 5. Октомври 2018 год. е запалена џамијата стара 350 години. Првите индикации кои што доаѓаат од жителите на селото, говорат за намерно подметнување на пожар. Случајот е пријавен во полиција.

Ријасетот на ИВЗ во РМ остро го осудува овој вандалски чин и бара од компетентните органи под хитно да ги пронајдат и приведат сторителите на овој расистички чин, да се осуши еднаш за секогаш “црната рака“ што подметнува пожари во џамии. Исто така, од надлежните државни институции бараме да стори се и овој Божји Дом , оваа културна и духовна вредност да ја ревитализира, обезбедувајќи им на жителите муслимани во Ерековци повторно да ја имаат својата џамија во која што ќе продолжат да ги вршат верските обреди како што тоа го чинеле со векови.

Ријасетот на ИВЗ во РМ

Х, Сулејман еф. Реџепи, Реисул Улема

[maxgallery id=”9958″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni