Reagim nga BFI-Kujdes nga mashtruesit

Reagim nga BFI
Kujdes nga mashtruesit
Bashkësia Fetare Islame njofton opinionin publik, mediumet dhe portalet elektronike, se dashakeqët e këtij institucioni, ata që mbi dy vite nuk reshtin së tentuari që ta përçajnë popullatën muslimanë dhe ata që akoma po lejohen nga organet e rendit që të vazhdojnë ta malltretojnë popullatën myslimane me mashtrime, po vazhdojnë me lojërat e tyre të pista duke nxitur huti dhe dezinformatë.
Këtë herë ata kanë hapur një emaill adresë të ngjashëm me atë të BFI, pra riaseti.bfi@gmail.com, ndërsa adresa origjinale e Bashkësisë Fetare Islame është rijaseti.bfi@gmail.com, dhe në emër të kësaj adrese dërgojnë kinse lajme për publikim deri tek portalet dhe mediumet, për kinse ndonjë aksion humanitar.
Andaj njoftojmë mediumet dhe opinionin publik që të mos bien pre e mashtrimeve të këtyre njerëzve pa fytyre, të cilët njihem më nga të gjithë si mashtrues profesionistë.
p.s. Në fotografi janë adresat e mediumeve që kanë marrë lajmin nga kjo adresë e rrejshme dhe ku është tentuar që të manipulohet.
bfi-logo

Comments are closed.