Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Reagim

Reagim

Jemi të shokuar me faktin që ditëve të fundit po publikohen e po shpërndahen njohtime nëpër Tetovë se Kazino Winner do të organizojë aheng me 11 gusht të këtij viti me rastin e festës së shenjtë islame, Kurban Bajrami.Një veprim të këtillë e konsiderojmë një fyerje të rëndë të parimeve dhe të traditës islame, si edhe të bindjeve të besimtarëve muslimanë në përgjithësi .
Qëndrimi ynë si institucion që përkujdeset për mbarëvajtjen e jetës fetare islame është tërësisht në përputhje me qëndrimin dhe parimet Islam se kazinotë dhe lojërat e fatit përfundimisht ndikojnë rrezikshëm në shkatërrimin e familjes shqiptare e muslimane në përgjithësi, andaj vendi i tyre duhet të jetë sa më largë vendbanive tona.
Tentimi i kazinosë së përmendur për të organizuar “bajram party” apo dicka të ngjajshme që lidhet me festën e Bajramit, paraqet mungesë flagrante e respektit ndaj fesë islame dhe, për më tepër, është ofendim dhe provokim i hapur ndaj fesë dhe besimtarëve tanë.
Jemi të bindur se popullata muslimane e komunës së Tetovës që aq shumë po vuan nga përhapja e lokaleve të cilat merren me bixhoz e me lojëra të fatit që në veçanti po e godasin rininë tonë, do të dijë t’i përgjegjet drejtë këtij organizimi të shëmtuar dhe do e dëshmojë qëndrimin e vetë kundërshtues duke e bojkotuar atë.

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni