Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesi i lartë hebre nga Australia takon Reisin

Përfaqësuesi i lartë hebre nga Australia takon Reisin

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Komunitare të Australisë dhe drejtori i Këshillit Izraelit-Australian për Çështjet Hebraike, Jeremy Jones, është takuar më 20 maj, 2019, në iftar, me Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi në Shkup i cili shtroi iftar për nder të musafirëve.
Në takimin e zhvilluar me Reisul uleman h. Sulejman ef. Rexhepi kanë marrë pjesë Kryetarja e Bashkësisë Hebraike në vendin tonë, Berta Romano Nikoliq, drejtori i Institutit për Trashigimi Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Hasani, znj. Maja Susha, prof. Sami Sadikario, prof Ivan Babamovski, muftiu i Tetovës prof.dr. Qani ef. Nesimi, kryetari i shoqatës së ulemave pran BFI z. Rexhep ef. Ziberi, kryetari i OH Hilal z. Mustafa Dauti dhe drejtori i Agjencisë Hallall pran BFI z. Muhamer ef. Veseli.
Reisi dhe z. Jeremy Jones biseduan për përvojat australiane të komunikimit ndërreligjioz, me ç’rast z. Jones shpjegoi se Australia është ndoshta vendi i vetëm në botë ku komunitetet religjioze bashkekzistojnë mes vete pa shënuar as edhe një incident të vetëm, madje dha plot shembuj se si të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë bashkëpunojnë për shumë çështje dhe kultivojnë dashuri të ndërsjellë mes vete. Me këtë rast, të dy përfaqësuesit ranë dakord për të çelur në të ardhmen rrugët e bashkëpunimit midis institucionit të BFI-së dhe të shtetit të Australisë në sferën e zhvillimit dhe të shkëmbimit të përvojave fetare.
Në fund Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi musafirit nga Australia i dhuroi një pllakat me emrin e Allahut dhe të Muhammedit a.s gjithashtu i dhuroi kompletin e librave të tij Për fe dhe Atdhe.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni