Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Përfaqësues i Kishës Protestante Zvicerane vizitoi BFI-në[:]

[:al]Shkup, 13 nëntor – Sot, Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur në një takim zyrtar Perfaqsuesin e Kishes Protestante Zvicerane, z. Serge Fornerod, me të cilin kanë biseduar sërë çështjesh që e tangojnë sot njerëzimin anekënd botës.

Mysafirit të nderuar efendi Rexhepi i ka folur mbi BFI-në, organet dhe institucionet e saj si dhe mbi mënyrën e organizimit të jetës fetare islame në Maqedoni.

Nga informacioni i gjërë dhe i detajuar z. Fornerod ka ngelur tejet i kënaqur si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të institucionit që përfaqëson për një bashkëpunim sa më të frytshëm për të mirën e përgjithsme.

Ndryshe, shqiptarët myslimanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër e që përbëjnë një përqindje të konsaiderueshme të popullates së përgjithshme, shquhen, pa dyshim, një model unikal i bashkëjetesës dhe i kalitjes së harmonisë ndërkonfesionale, janë ambasadorë të mirëfilltë të tolerancës ndërfetare.

[maxgallery id=”10289″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni