Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Paraqitje madhështore e korit të BFI-së në Turqi

Shkup, 14 prill 2013 – Me rastin e shënimit të ditëlindjes së Muhamedit (a. s.) në Tekirdag, në organizim të Dijanetit të R. së Turqisë, nga 14-20 prill, në javën e mirënjohur të ditëlindjes së Muhamedit (a. s.), me moton “Pejgamberi dhe dinjiteti njerëzor “, u paraqit edhe kori i Bashkësisë Fetare Islame, i ftuar nga Djianeti dhe myftiu i Myftinisë së Tekirdagut, Mahmut Gurlen.
Në këtë manifestim në emër të Reis-ul-Ulemasë mori pjesë drejtori i SHMI medreseja “Isa Beu”, prof. Ibrahim Idrizi, i shoqëruar nga drejtori i Sektorit për Kulturë në BFI, dr. Abas Jahja. Kori i BFI-së përbëhej nga studentë të Fakultetit të Shkencave Islame, nxënës të Medresesë Isa Beu, bashkë me orkestrën e BFI-së. Paraqitja madhështore e korit të BFI bëri bujë të madhe në Tekirdag dhe gjithandej në mediat dhe hapësirat e shtetit turk, të cilët mbetën të impresionuar me spektaklin e prezantuar në manifestimin tradicional kushtuar ditëlindjes së Muhamedit (a. s.).
“Paraqitja e korit të BFI-së në këtë manifestim tradicional në Tekirdag të Turqisë ishte madhështor dhe si i tillë do të mbetet gjatë kohë në kujtimet tona. Vërtet, Myftinia e Tekirdagut dhe Dijaneti i R.Turqisë jemi të nderuar me prezencën e përfaqësuesit të Reis-ul-Ulemasë së BFI të Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi, prof. Ibrahim Idrizi dhe paraqitjen e korit të këtij institucioni fetar islam nga Maqedonia. Besojmë dhe dëshira jonë është që edhe në manifestimet e radhës të performojmë së bashku, me të vetmin qëllim që edhe më tej të tregojmë pandashmërinë tonë vëllazërore që kemi dhe të shpalosim vlerat kulturo-fetare. Neve nga ky vend ju bëjmë thirrje publike që gjithnjë t’u përgjigjen ftesave tona dhe të jenë pjesë e jona në të ardhmen në manifestime të ndryshme”- u shpreh myftiu Mahmut Gurlen.
“Shfrytëzoj rastin që në emër të BFI-së dhe Reis-ul-Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, të falënderoj Dijanetin e Turqisë dhe myftiun e Tekirdagut, Mahmut Gurlen për pritjen që na bëri, por gjithashtu edhe për bashkëpunimin që kemi e që kanë shprehur dëshirë për të pasur në të ardhmen. Shoqëria dhe gjithë ata që ishin prezent në këtë sallë të madhe kanë qenë të impresionuar nga paraqitja e korit të BFI-së, i përbërë nga studentë të Fakultetit të Shkencave Islame, nxënës të Medresesë Isa Beu dhe orkestra e BFI-së. BFI është institucion me traditë në këtë drejtim dhe ka kultivuar denjësisht muzikën fetare, andaj kemi dhënë maksimumin që të gjithë të pranishmit në këtë manifestim të mbeten të kënaqur me paraqitjen tonë. Ishte kënaqësi të marrim pjesë, por shpresojmë që edhe herave tjera të manifestojmë bashkë me Dijanetin e Turqisë dhe myftinitë e tij”- tha mes tjerash prof. Ibrahim Idrizi për shtypin ditor të Maqedonisë.

Për median shtetërore turke, TRT, drejtori i Sektorit për Kulturë në BFI, dr. Abas Jahja, u shpreh mirënjohje për ftesën nga Dijaneti për të marrë pjesë kori i BFI-së dhe për mikpritjen nga Myftinia e Tekirdagut dhe u shpreh falënderues për interesin dhe respektin që tregoi publiku për performancën e korit të BFI-së. “Ky ishte një manifestim madhështor dhe shpresojmë të shihemi edhe herave tjera, pasi që kultura dhe feja na lidh me Turqinë dhe popullin turk”, tha ai.

Vlen të potencojmë se myftiu Mahmut Gurlen ndau një dhuratë në shenjë nderi dhe respekti për Reis-ul-Ulemanë e BFI-së, që iu përgjigj ftesës duke dërguar në emër të tij përfaqësues dhe për pjesëmarrjen e korit të BFI-së.

27127_4010756005961_336301926_n 68535_4010755525949_2105955594_n 540634_4010756685978_1537854840_n 547409_4010757886008_103487246_n 554736_4010755845957_1494802970_n

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni