Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]OH HILAL NDAU NDIHMA NË Kumanovë[:]

[:al]Kumanovë, 11 qershor – “Karavani i ndihmave humanitare”, aksion ky i Organizatës Humanitare “Hilal”, që funksionon në kuadër të BFI në RM, sot u ndal në Myftininë e Kumanovës, ku, në bazë të listës së hartuar nga këshilli i xhamive të territorit të kësaj Myftinie, shpërndau 5625 pako me produkte ushqimore dhe higjienike, ndihma këto të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë.

Me këtë rast, Myftiu i Kumanovës Abedin ef. Imeri, duke falënderuar Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin për angazhimin e tij në sigurimin e sa më shumë donacioneve humanitare si dhe, duke falënderuar OH Hilal, shprehi kënaqësi të veçantë për këtë aksion humanitar, i cili, pa dyshim që është aq i mirëseardhur për familjet dhe personat e varfër në territorin e Myftinisë së Kumanovës dhe jo vetëm. “Pa dyshim, nuk ka qenë punë e lehtë as përballja e këshillave të xhamive me këtë kategori sociale të cilët tashmë janë mësuar se e vetmja ndihmë për Ramazan apo edhe për festat e Bajrameve vie ekskluzivisht nga Organizata jonë Humanitare “Hilal””, është shprehur Myftiu i Kumanovës, efendi Imeri.

Ndërkaq, Kryetari i “Hilal”-it, Mustafa Dauti, duke e nënvizuar autoritetin e Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, si  faktorin kyç në zhvillimet e të gjitha aktiviteteve humanitare të ndërmarrura nga OH HILAL në vendin tonë, ka falënderuar edhe donatorët si, Drejtorinë e Vakëfit të Turqisë si dhe firmat prodhuese të vendit, “Kozhuvçanka” dhe “Vitaminka”, por edhe të gjithë ata donator të vendit dhe nga jashtë që nuk dëshirojnë të përmenden në media, ka theksuar se sot në Myftininë e Kumanovës janë shpërndarë mbi 5 tonë e gjysmë ndihma në ushqim e në mjete higjienike. “Jemi në rrumbullaksim të planit tonë aksional dhe, na kanë ngelur edhe pak familje e persona që kanë kërkuar ndihmë e që ne, si Organizatë Humanitare, gjithësesi që do të bëjmë ç’mos që t’ju sigurojmë edhe atyre pako të njëjta si të gjithë ato që i kemi shpërndarë për këto ditë të Ramazanit anekënd vendit tonë”, ka thënë Kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, për të vazhduar me falënderime edhe ndaj të gjitha mjeteve të informimit që kanë informuar me besnikëri, duke qenë edhe vetë ata dëshmitarë të një aksioni humanitar të cilin myslimanët e kanë edhe si detyrim fetar!

[maxgallery id=”9293″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni