[:al]OH Hilal ndau ndihma humanitare në Prilep[:]

[:al]Prilep, 10 qershor – Karavani i ndihmave humanitare të OH Hilal që funksionon në kuadër të BFI në RM, sot ëshhtë ndalur në territorin e Myftinisë së Prilepit, ku kryetari i Organizatës, Mustafa Dauti, bashkë me Myftiun e Myftinisë së Prilepit, Shefket ef. Imeri, kanë shpërndarë rreth 4500 kg pako me artikuj ushqimor dhe higjienik.

Me këtë rast, efendi Imeri ka falënderuar Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi si dhe kryetarin e HILAL-it të cilët gjithnjë, në të gjitha aksionet, qofshin ato fetare apo humanitare, një vëmendje të veçantë ia kushtojnë edhe myslimanëve që jetojnë në territorin e kësaj Myftinie. “Këshillat e xhamive tona kanë bërë një punë të konsiderueshme duke i regjistruar të gjithë hallexhinjtë si dhe skamnorët e paraqitur për ndihma dhe duke u dhënë prioritet atyre më të varfërve. Sot, Organizata jonë Humanitare ka ndarë për këta skamnorë 4500 kg pako me ndihma të ndryshme humanitare dhe është një ndjenjë e veçantë tek sheh gëzimin në sytë e skamnorëve për faktin se këto ditë të Ramazanit si dhe të ditës së Bajramit, sado pak sofrën do ta kenë më të pasur”, është shprehur efendi Imeri.

Nga ana tjetër, kryetari i OH Hilal, Mustafa Dati, është shprehur i lumtur që aksionet humanitare të kësaj Organizate gjithnjë e më shumë kanë sensibilizuar firmat e ndryshme që po donojnë ndihma për të vafërit dhe skamnorët që i kemi gjithkund në shoqrinë tonë myslimane. “Falë autoritetit dhe personalitetit të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexepi, ne sot kemi të siguruar dihma humanitare me të cilat do të përfshijmë sa më shumë familje e persona që kanë nevojë për ndihma. Nga ndihmat e donuara prej Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfit të Turqisë, pastaj prej firmave prodhuese “Kozhuvçanka”, “Vitaminka” etj, për skamnorët që shtrihen në territorin e Myftinisë së Prilepit, sot kemi shpërndarë katër ton e gjysëm pako me produkte të ndryshm ushqimore e higjienike”, ka thënë kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti.[:]

Comments are closed.