Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]OH HILAL i bashkohen “Vitaminka” dhe “MAYA” në ndihmë për nevojtarët e vendit[:]

[:al]Sot, në Fakultetrin e Shkencave Islame, OH HILAL ka shpërndarë në prezencë të përfaqësuesve të ky kompanive produktet e tyre që ia kanë donuar kësaj organizate me qëllim që të ndihmohen nevojtarët e vendit përgjatë këtij Muaji të Mëshirës.

“Vitaminka” si dhe kompania e ujit “MAYA”, kanë donuar një kontingjent ndihmash nga produktet e tyre me kërkesë që deri te nevojtarët e vendit të arrijnë përmes shpërndarjes nga ana e OH HILAL të BFI në RM, e cila tashmë vlerësohet si orgtanizatë humanitare tepër transparente.

Përfaqësuesit e këtyre dy kompanive kanë shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e sinqertë me OH Hilal, kurse kryetari i kësaj organizate Mustafa Dauti, ka falënderuar kompanitë në fjalë për besueshmërinë e tyre ndaj Hilal-it, dhe në veçanti ka falënderuar Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin, i cili me angazhimin e tij dhe me autoritetin që ka, ka kontribuar që OH Hilal të ketë partner dhe donator të shumtë që gjithnjë shprehin gatishmëri për të bashkëpunuar me këtë organizatë humanitare të BFI në RM.

[maxgallery id=”6804″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni